VIZITË NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR

VIZITË NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR

Në vijim të aktiviteteve dhe veprimtarive të ndryshme kulturore e mësimore, nxënësit e klasës së 8D, vizituan Muzeun Historik Kombëtar. Të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe të drejtuar nga ciceroni i muzeut, nxënësit patën mundësi që nëpërmjet kësaj vizite, të njihen më nga afër me Historinë e Popullit Tonë. Nxënësit vizituan të gjitha pavionet e muzeut që nga Periudha Parahistorike, Antikiteti, Mesjeta e deri në Periudhën e Rilindjes Kombëtare, Shpalljes së Pavarësisë dhe vendosjes së Regjimit Komunist në Shqipëri. Nxënësit u njohën më nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, veglat e punës, veshjet e ndryshme, traditat, ritet e zakonet. Ata patën mundësi të shihnin nga afër ndikimet e kulturave të popujve të tjerë në kulturën tonë, kjo e pasqyruar në skulptura, mozaike, arte murale etj. Gjithashtu u prezantuan me mënyrat e ndryshme të qeverisjes dhe organizimit të shtetit, që nga Periudha e Mesjetës e deri në shekullin e 20-të dhe rolin e personaliteteve e figurave të politikës dhe kulturës në këtë qeverisje. Interes të veçantë zgjoi te nxënësit pavioni i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Aktivitete të tilla që i njohin nxënësit me historinë e popullit tonë dhe edukojnë dashurinë për atdheun dhe respektin për vlerat historike të kombit, janë gjithmonë kënaqësi!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

16463394_1228936530488733_2591197883701566398_o 16587225_1228936477155405_2705881282068211611_o 16601793_1228936470488739_2389748635992501598_o 16664893_1228936540488732_3066457347991706265_o 16665039_1228936620488724_8859484533555264344_o 16665767_1228936473822072_6416878462655358158_o