Javën që kaloi, nxënësit e klasës 6E kaluan një ditë krejt ndryshe nga të tjerat. Ata vizituan nga afër zyrat qendrore të OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit). Këtu nxënësit u njohën hollësisht me sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri. Nxënësit u pritën nga drejtori i përgjithshëm dhe nga inxhinierë të institucionit, me të cilët u organizua edhe një bisedë mjaft interesante për fëmijët. Ata shfaqën kërshërinë e tyre duke bërë pyetje mbi funksionimin e këtij institucioni dhe morën mjaft informacion mbi sistemin e transmetimit, nënstacionet dhe mjetet e tjera kompensuese. Në fund, nxënësit falenderuan inxhinierët për shpjegimet aq interesante.

Një falenderim i veçantë shkon për drejtorin e përgjithshëm, Z.Engjëll Zeqo, i cili së bashku me stafin e tij kishin organizuar deri në detaj mikpritjen për nxënësit e shkollës sonë.

Irma Derjaj

Mësuese

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *