Një tjetër aktivitet i rëndësishëm që u zhvillua nga nxënësit e shkollës sonë gjatë kësaj jave, ishte edhe ai i klasës 1G me mësuese kujdestare Mirela Kafazi. Të shoqëruar edhe nga nëndrejtori i këtij paraleli, z. Mehmet Oktar, ata realizuan një vizitë në Parlamentin e Shqipërisë, e mundësuar kjo nga z. Taulant Balla i cili është edhe prind i kësaj klase. Për këta nxënës kjo vizitë ishte mbreslënëse dhe e paharrueshme, për arsyen e thjeshtë se duke e parë nga afër ata krijuan për parlamentin një vizion të ndryshëm nga ai që shohin nga ekrani i televizorit. Momentet më të bukura për fëmijët ishin kur ata u ulën në vendet ku qëndron kabineti qeveritar, duke u ndjerë kështu si ministra të vërtetë. Ajo që ra më tepër në sy te këta nxënës ishin pyetjet e lirshme që u drejtuan autoriteteve prezente në sallë. Pikërisht me këto pyetje dhe me mendimet e tyre të çiltra, këta fëmijë ndonëse të vegjël, arritën të rriteshin në sytë e parlamentarëve. Mjaft e ngrohtë ishte edhe biseda që zhvilluan me Ministren e Arsimit znj. Lindita Nikolla, e cila vërtet u befasua nga lirshmëria e këtyre vogëlushëve.

Nxënësit mbetën tepër të kënaqur nga kjo vizitë, e cila i ndihmoi të krijojnë një ide për “botën e të rriturve” në qeverinë e vendit tonë.

 

Vivien Shkodra

Nxënëse në klasën 6H

 

[mls_gallery id=”3930″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *