Hijerëndë, e bukur dhe bujare, si një zonjë e vërtetë shtëpie, Kalaja hapi portat e saj për nxënësit e klasave të 9-ta të shkollës sonë, në këto ditë të ngrohta të pranverës. E ndërtuar në rrëzë të qytetit të Shkodrës, është ajo e para që i uron mirëseardhjen dhe mirëpret çdo vizitor në qytet. Duket se ruan në muret e saj një krenari që nuk e mposht koha. Ecim përmes oborreve të saj dhe ngjitemi në Bedenat e Kalasë, nga ku shfaqet para syve tanë me gjithë madhështinë e tij, qyteti i bukur i Shkodrës. Duket mahnitës nga lartësia e Kalasë, me qetësinë, pozitivitetin dhe humorin e mirë që karakterizon njerëzit e tij. Bashkohen tejposhtë nën ngjyrën e bruztë, qielli, deti, liqeni dhe lumenjtë dhe vizitori mbetet i mahnitur. Hyn brenda në Muze dhe historia shfaqet e gjallë para teje. Nuk mjaftojnë orët për të shijuar gjithë bukurinë e hijeshinë në këtë vend.

…. Dhe më pas, një drekë plot shije, e cila mbyll këtë vizitë mes Bukurisë, Mikpritjes dhe Bujarisë shkodrane.

 

Imelda Prençe

Mësuese

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *