Stacioni meteorologjik u vizitua nga nxënësit e klasës 4G së bashku me mësuesen e lëndës së Diturisë së natyrës, Bukurie Hyseni. Aty nxënësit u pritën nga disa punonjës të shërbimit meteorologjik, të cilët i udhëhoqën fëmijët nëpër ambientet e këtij institucioni. Gjatë kësaj vizite nxënësit panë nga afër disa mjete të cilat matin dukuritë atmosferike, si: higrometri-për matjen e lagështisë, barometri-për matjen e shtypjes atmosferike, pluviometri-për matjen e sasisë së reshjeve, flugeri-për matjen e shpejtësisë së erës dhe drejtimin e saj etj. Ndërthurja e teorisë me praktikën është gjithmonë tërheqëse dhe e vlefshme për çdo njohuri të re që marrin fëmijët.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *