rrjedhën e aktiviteteve të ndryshme që zhvillon shkolla jonë, ishte edhe vizita në TV Klan. Nxënësit e klasës së 6c  vizituan ambientet e këtij institucioni, ku u mirëpritën nga drejtori Aleksandër Frangaj dhe nga moderatori Blendi Fevziu.

Gjatë vizitës nëpër këto ambiente, ata panë nga afër studiot kryesore ku transmetohen programe të ndryshme televizive me një auidiencë shumë të lartë, si; “X- Factor”, “Gjeniu i vogël”, “E diela shqiptare”, “Zonë e lirë” etj.

Më tej, nxënësit shkuan në studion “Opinion”, ku improvizuan një pjesë të shkurtër të këtij programi. Temat që shtronin në diskutim, mbrojtja e ideve të tyre, kundërshtimet dhe gjithçka tjetër, të jepnin përshtypjen se ishin në një transmetim të vërtetë.

Së fundi, nxënësit shkuan në studion e lajmeve ku provuan të luanin rolin e moderatorëve, duke u kujdesur në këtë mënyrë për përzgjedhjen e fjalëve, tonalitetin e zërit si dhe rrjedhshmërinë në të folur.

Nuk është hera e parë që institucioni “Turgut Özal” mundëson aktivitete të tilla në institucione të rëndësishme, përmes të cilave nxënësit arrijnë të përfitojnë përvoja të suksesshme.

 

 

[mls_gallery id=”1599″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *