Nxënësit e klasës së 6H me organizimin e drejtorisë së shkollës, të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe ajo e lëndës së historisë, zhvilluan një bashkëbisedim në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës me      Z. Tomi Treska, përgjegjës të departamentit të edukimit. Qëllimi parësor i këtij bashkëbisedimi ishte përmirësimi i teksteve të historisë, ku nxënësit dhanë sygjerimet e tyre në lidhje me formulimin e tij. Nxënësit u vunë në dijeni për rrugën që ndjekin tekstet shkollore dhe përzgjedhja e tyre deri në momentin kur mbërrijnë në duart e nxënësve. Ata, tashmë janë më të vetëdijshëm për rëndësinë e lëndës së historisë, e cila përveç  se plotëson horizontet e dijes, të bën një qytetar më të ndërgjegjshëm e të denjë. Për sa i përket mënyrës së të përthithurit e të përpunimit të lëndës së historisë,     Z. Treska nxiti tek nxënësit arsyetimin dhe debatin historik, ku ata mund të shprehin këndvështrimin e tyre në lidhje me ngjarje te ndryshme historike gjatë orës së mësimit. Pas bashkëbisedimit shumë të vlefshëm, nxënësit mundën të vizitonin godinat e universitetit, përfshirë  këtu edhe bibliotekën.

 

[mls_gallery id=”3912″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *