Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Vogëlushët e parashkollorit zhvillojnë fizkulturën e mëngjesit

Date: December 17, 2016 Author: erjona saqe Categories: Lajme, Lajme kryesore

Çdo mëngjes, vogëlushët e parashkollorit sipas grupeve përkatëse dalin në oborrin e shkollës apo te fushat e sportit. Ata, së bashku me edukatoren e grupit, zhvillojnë ushtrime dhe aktivitete fizike për rreth 20-30 minuta në ambientet sportive që ofron kompleksi ynë arsimor. Edhe pse moti në mëngjes është ftohur dhe maja e hundës apo faqet e tyre skuqen paksa, ata vazhdojnë të dalin me dëshirë dhe t’i shfrytëzojnë me gëzim e gjallëri këto minuta në natyrë. Pas fizkulturës së mëngjesit, fytyrat e tyre janë më të qeshura dhe ata ndihen më të gjallë për veprimtaritë që i presin gjatë ditës.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

14717199_1002423036534359_3864797139019505542_n 14721516_1008486592594670_7844902697207260884_n 14729295_1008487219261274_852679724488290799_n 14732212_1008487419261254_3102497800163378715_n image-0-02-05-1c43350279f37cfb3a3d43e06b1aac46ae37e73c066d98765023a983efb986df-v

Play Our Song