Edicioni i tretë i emisioni për fëmijë TANGRAM i Ora News me temën ‘’Shqipëria më e mirë, atëherë kur …’’ ka tërhequr shumë fëmijë nga të gjitha shkollat dhe qytetet e vendit.

Këtë sezon kanë qenë gjashtë nxënëse nga shkolla jonë, të cilat kanë konkurruar me projektet e tyre. Përpara mbrëmjes gala, të datës 28 dhjetor 2016 (në televizion transmetohet më 31 dhjetor 2016), të gjitha projektet do të kalojnë edhe një herë në votim, për të shpallur fituesin.

 

Votimi do të bëhet nga data 24 dhjetor ora 21.00 deri më datë 26 dhjetor ora 21.00.

Votohet në numrin 0693588830, 1 sms nga 1 numër,

ose në adresën emisionitangram@gmail.com , 1 e-mail nga një adresë.

 

Nxënëset e shkollës sonë kanë kodet e mëposhtme:

  1. Vivien Shkodra, nr. 12 – me projektin “Letër vetes sime 35-vjeçare”
  2. Engjëllushe Basha, nr. 18 – me projektin “Shqipëria më e mirë, kur media të jetë më e mirë”
  3. Meliora Veliaj, nr. 24 – me projektin “Shqipëria më e mirë, kur ne dhurojmë libra”
  4. Mea Tela, nr. 26 – me projektin “Mos pyet se çfarë bën atdheu për ty, por pyet veten se çfarë bën ti për atdheun”
  5. Klara Morinaj, nr. 39 – me projektin “Mos ma prek Valbonën”
  6. Sara Xholi, nr. 40 – me projektin “Shqipëria më e mirë, kur njerëzit mësojnë të japin më shumë”

 

Suksese nxënëseve tona!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *