Një aktivitet shumë i pëlqyer nga nxënësit e klasave të 6-ta për Javën e Anglishtes ishte “Word Skills Competition”, një konkurs me pyetje gramatikore, ku nxënësit treguan impenjim maksimal dhe konkurrencë shumë të fortë. Klasa fituese ishte klasa e 6E, me vetëm një pikë diferencë nga vendi i dytë, i cili po ashtu diferenconte me vetëm  një pikë nga vendi i tretë. Kjo tregoi edhe një herë njohuritë dhe aftësitë që zotërojnë nxënësit tanë në gjuhën angleze.

Gjithashtu, paraleli i klasave të 6-ta, sa i takon Javës së Anglishtes, zgjodhi të punonte me shtetin e Britanisë së Madhe. Secili nxënës zgjodhi një aspekt të ndryshëm si: historia, gjeografia, dialektet gjuhësore, pallati mbretëror, arti, muzika etj., dhe punoi një projekt. Nuk munguan gjithashtu as simbolet e Britanisë së Madhe, të pikturuara nga vetë nxënësit, autobusët dykatësh dhe kabinat telefonike të Anglisë, shumë të njohura dhe të veçanta.

Një nga stendat kryesore ishte dhe minibiblioteka e krijuar nga nxënësit e që përmbante të gjithë librat që ata kanë në gjuhën angleze. Nxënësit kishin përgatitur rreth 150 projekte të ndryshme, që u vendosën në ambientet e ndryshme të katit, në korridore e në klasa.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *