Zilja e fundit e shkollës ra edhe për këtë vit. Brohorimat dhe thirrjet e lumtura të nxënësve u dëgjuan kudo. Pamjet që shihje nëpër klasa e korridore ishin gati të njëjta: fëmijë me lot gëzimi në sy, fëmijë të tjerë të buzëqeshur, nxënës që përqafonin shokët apo mësueset, të tjerë që uronin për një verë sa më të bukur dhe kudo ndihej gëzimi për një vit shkollor të përfunduar me sukses. Me dëftesat në duar, apo edhe me fletët e nderit për më të dalluarit, nxënësit u larguan drejt furgonave të shkollës duke përshëndetur mësueset dhe shkollën.

Mirë u takofshim në shtator, nxënës të dashur!

 

[mls_gallery id=”2306″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *