Një vizitë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Ditën e martë me datë 27 janar 2015 , një grup nxënësish të klasës së I-C, të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe drejtues të shkollës “Turgut Ozal”, ishim të ftuar për një vizitë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Ishte një vizitë e planifikuar dhe të gjithë ne ishim përgatitur për të lënë një […]

Konkursi i Pikturës

Atdhedashuria, vëllazërimi dhe mbrojtja e ambientit ishin temat e konkursit të pikturës që u zhvillua me rastin e muajit të Historisë dhe Letërsisë. Konkursi ishte ndarë në dy kategori ndërsa kriteret e përzgjedhjes së fituesve ishin kompozimi, trajtimi i linjës, dritëhija dhe ngjyrosja. Ky konkurs u zhvillua për herë të parë në kolegjin “Turgut Özal” […]

Klubi “Shpresa”

“Shpresa” është klubi i vullnetarëve të Kolegjit “Turgut Özal”. Veprimtaritë dhe aksionet e ndërmarra prej tyre janë tërësisht humanitare. Suksesi i disa prej veprimtarive ka bërë që ato të kthehen në traditë në shkollën tonë. I tillë është Panairi i Ushqimeve, i cili çdo vit siguron të ardhura të mjaftueshme për fëmijët e familjeve në […]

Muaji i Historisë dhe Letërsisë

Muaji tetor me artin dhe letrat dhe nëntori me dy datat e shënuara në të, janë veshur sërish me ngjyrat kuq e zi. Emocioni, vëmendja dhe dashuria për letërsinë dhe artin, si dhe Festat e 28 dhe 29 Nëntorit ishin përmbyllja e Muajve të Letërsisë dhe Historisë. U ekspozuan projekte e postera të ndryshëm dhe […]

Vendlindja ime

Të njohim vendlindjen është një nga lëndët më argëtuese për nxënësit e klasave të pesta. Në njërën nga orët e saj u zhvillua një ekskursion, gjatë të cilit nxënësit u njohën me disa objekte social-kulturore, historike dhe mjedise të gjelbra të qytetit të Tiranës. Fillimisht nxënësit vizituan Kullën e Sahatit dhe xhaminë e Et’hem Beut […]

Blendi Fevziu

Gazetari dhe publicisti i njohur, Blendi Fevziu, zhvilloi një takim me nxënësit e kolegjit “Turgut Özal” në Tiranë. Për Fevziun, ky takim me nxënësit solli një qasje të re se si duhet ta shohim shoqërinë dhe përgatitjen e brezave për të qenë qytetarë të denjë dhe të suksesshëm të botës. Gjatë fjalës së tij, Fevziu […]

Të njohim produktet vendase

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë u zhvillua Panairi Ushqimor i fermerëve shqiptarë, aktivitet ky në kuadër të muajit të bujqësisë shqiptare. Të ftuar të veçantë të aktivitetit ishin nxënësit e klasave të treta të kolegjit ”Turgut Özal”, me kartolinat e përgatitura nga vetë ata me temë nga bujqësia dhe blegtoria në vendin tonë. Në […]

Ekskursion në Krujë

Aktiviteteve të shumta me rastin e muajit të Historisë iu shtua edhe ekskursioni i klasave te nënta në Krujë. Të shoqëruar nga mësuesit kujdestarë nxënësit vizituan Kalanë e Krujës. Përveç fakteve historike që nxënësit kishin mësuar, u informuan më gjerësisht edhe nga ciceroni i cili i informoi ata rreth ndërtimit të Kalasë dhe funksionit të […]