Në Kolegjin “Turgut Özal” njohurive në lëndën e matematikës u kushtohet një rëndësi mjaft e veçantë. Shkolla jonë është vazhdimisht pjesëmarrëse në konkurse dhe olimpiada të niveleve kombëtare dhe ndërkombëtare. E tillë është Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës “NOETIC”, e zhvilluar në muajin nëntor për të dytin vit radhazi në shkollën tonë. Nëpërmjet kësaj olimpiade, njohuritë e nxënësve në fushën e matematikës maten në nivel ndërkombëtar. Në këtë testim morën pjesë 93 nxënës nga klasat e 4-ta, të 5-ta, të 6-ta dhe të 7-ta, nga të cilët  27 u vlerësuan me Certifikatë Nderi dhe 4 prej tyre dolën fitues skuadre.  

U urojmë suksese të gjithë nxënësve tanë në konkurse të tjera të këtij lloji!

Përgatiti: Esmeralda Dibra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *