PKAB është një provim kombëtar që zhvillohet në përfundim të arsimit 9-vjeçar të detyruar dhe shërben për të certifikuar nxënësit që përfundojnë këtë cikël arsimimi.
Ky provim mat njohuritë dhe kompetencat e tyre në tri fusha: Gjuhë shqipe, Gjuhë e huaj dhe Matematikë
Përmes kësaj faqeje synojmë t’u japim nxënësve dhe prindërve një mundësi që të familjarizohen me përmbajtjen e testit dhe llojet e pyetjeve që përdoren në të. Kur nxënësit e dinë se çfarë duhet të bëjnë në një test të caktuar, ata përgatiten edhe më mirë në një situatë më praktike, ku përfshihen të gjitha hapat që ka një test i tillë i standardizuar.
Informacioni dhe materialet e paraqitura në këtë faqe janë marrë nga QENDRA E SHËRBIMEVE ARSIMORE.