Regjistrimet për vitin e ri shkollor në institucionin arsimor “Turgut Ozal”, fillojnë gjatë muajit prill, periudhë kjo gjatë së cilës regjistrohen nxënësit aktualë të shkollës sonë në klasën pasardhëse.
Regjistrimi i nxënësve të rinj bëhet sipas një procedure të caktuar. Në varësi të rezultateve të intervistës ose të testit me shkrim, vendoset më pas nëse mund të vijohet me regjistrimin në shkollën tonë.