Një standard më i lartë i veshjes inkurajon respekt më të madh për individin, nxënësit dhe të tjerë, dhe rezulton në një standard më të lartë të sjelljes. 

Uniforma shkollore inkurajon një ndjenjë të përkatësisë dhe siguron një identitet të dukshëm me kolegjin “Turgut Ozal”. Ngjyrat e uniformës sonë shkollore janë ngjyra e kuqe dhe e zezë. Uniforma shkollore eliminon për prindërit dhe nxënësit kostot e panevojshme që lidhen me trendet e modës dhe presionin e shoqërisë. Veshja e uniformës shkollore mbështetet fuqimisht nga “Turgut Ozal” dhe është një simbol i krenarisë së shkollës.

Mbajtja e uniformës nga nxënësit është e detyrueshme gjatë gjithë ciklit të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme, kurse fëmijët e kopshtit dhe të parashkollorit nuk kanë uniformë. Nxënësit e klasave të para duhet të pajisen të gjithë me uniformë para nisjes së vitit të ri shkollor, kurse për nxënësit e klasave të tjera paketa e uniformës nuk është më e detyrueshme për t’u marrë e plotë, por mund të plotësohen vetëm ato pjesë për të cilat prindi e gjykon të nevojshme për fëmijën e tij/e saj.