PROVIMI I PRANIMIT PËR NË KOLEGJET TURKE

Të shtunën që sapo lamë pas u zhvillua Provimi i Pranimit për në kolegjet turke. Ky provim u zhvillua njëkohësisht në 25 qytete të vendit, ku morën pjesë mbi  4000 nxënës. Pjesëmarrës në provim ishin nxënës të klasave të 8-ta dhe të 9-ta. Rezultatet do të shpallen më datë 8.05.2016 te gazeta ‘’Panorama’’ ose mund të […]

Kolegji `Turgut Ozal` Durrës, një histori suksesi

Gjatë rrugëtimit tonë mund të hasim njerëz, vende, ndodhi që ndikojnë apo na shenjojnë të ardhmen. Shumë herë arritjet dhe sukseset tona lidhen me vende dhe njerëz të veçantë, të cilët nuk mund të jenë rastësi, por individë, institucione, sipërmarrje serioze të vulosura nga puna dhe vullneti i mirë për të siguruar zhvillimin, suksesin për […]

Buzë detit me nxënësit e klasave të dyta

Durrësi, me detin blu, ajrin e pastër dhe qiellin e kthjellët, ishte qyteti që priti krahëhapur nxënësit e klasave të dyta. Të lumtur që po shkonin së bashku me shokët dhe mësuesen drejt “qytetit të plazhit”, ata kënduan pa pushim gjatë gjithë rrugës. Sapo zbritën nga furgonat, nxituan të kapeshin dorë për dore dhe të […]

Nxënësit e klasave të treta vizitojnë Krujën

Ashtu si nxënësit e klasave më të larta, edhe nxënësit e klasave të treta vizituan qytetin e Krujës. Të entuziazmuar se do të shikonin nga afër Kalanë dhe Pazarin e Vjetër, ata diskutonin për to gjatë gjithë rrugës për në këtë qytet. Disa e lidhnin vizitën me pjesën “Kështjella” që kishin marrë në gjuhë dhe […]

Takimi me prindër

Bashkëpunimi prind-mësues është kyç për ecurinë dhe mbarëvajtjen në mësime të nxënësve. Për këtë arsye, ditën e shtunë, më datë 23 janar, u zhvillua takimi me prindër për klasat e katërta, të pesta dhe të gjashta të shkollës sonë. Prindërit u njohën me vlerësimet  që kanë marrë fëmijët e tyre në testime, detyra e projekte […]

SI TË MBJELLIM NJË BIMË

“Bimët dhe ndërtimi i tyre” ishte kapitulli që morën nxënësit e klasave të treta në lëndën e Diturisë së Natyrës. Dhe pikërisht për t’u njohur më mirë me bimët, mbjelljen  dhe ndërtimin e tyre,  me këta nxënës u zhvillua në laboratorin e shkencës, veprimtaria praktike me temë “Si të mbjellim një bimë”. Të gjithë nxënësit […]

Nxënësit në Ministrinë e Integrimit Evropian

Ministrja, Ju Jeni e Ardhmja e Këtij Vendi   Gjatë një vizite në zyrat e Ministrisë së Integrimit Evropian, Ministrja Klajda Gjosha vlerësoi kolegjin “Turgut Özal” teksa bisedonte me nxënësit e klasave të shtata të kësaj shkolle.   Në faqen zyrtare online, ministria ilustron këtë veprimtari bashkëbisedimi duke u shprehur se e ardhmja e Shqipërisë […]

Vizitë në Ministrinë e Bujqësisë

Shkolla jonë organizoi një vizitë në Ministrinë e Bujqësisë me disa nga nxënësit e paraleleve të 6-ta,7-ta dhe të 8-ta.Në Ministrinë e Bujqësisë organizohej nje panair ushqimor me ushqime bio shqiptare.Salla e panirit ishte ndare në 2 kënde: KËNDI I VAJIT KËNDI I USHQIMIT   Në këndin e vajit kishim të pranishëm disa prodhues të […]