Gëzuar 2017!

Të dashur prindër, nxënës e mësues, Sërish sofrat po ju mbledhin me miq e të dashur përreth dhe teksa vitet ndërrohen, shkëmbehen urime nga thellësia e zemrës për një Vit të Ri plot mbarësi. Këto janë çastet kur shpresat shohin drejt së ardhmes e gjithaq bisedat bien rreth së shkuarës. Sa momente mbetën pas në […]

NJË DITË NË KRYEMINISTRI

Vizita e radhës e nxënësve tanë pranë institucioneve qeveritare, ishte ajo në Kryeministri. Ata u mirëpritën nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore,  Bledi Çuçi, në zyrën e tij. Atje nxënësit zhvilluan një bisedë të ngrohtë e frytdhënëse dhe patën rast të diskutonin, jo vetëm për rolin mjaft të rëndësishëm të institucionit që drejton ministri […]

Votoni kolegjistet në TANGRAM

Edicioni i tretë i emisioni për fëmijë TANGRAM i Ora News me temën ‘’Shqipëria më e mirë, atëherë kur …’’ ka tërhequr shumë fëmijë nga të gjitha shkollat dhe qytetet e vendit. Këtë sezon kanë qenë gjashtë nxënëse nga shkolla jonë, të cilat kanë konkurruar me projektet e tyre. Përpara mbrëmjes gala, të datës 28 […]

Klubi Shpresa në TANGRAM

Përfaqësuesja e radhës nga nxënësit e shkollës sonë, në emisionin Tangram në Ora News, ishte nxënësja e klasës së 8-të, Sara Xholi. Sara prezantoi projektin e saj të titulluar  “Shqipëria më e mirë, kur njerëzit mësojnë të japin më shumë.” Sara shpjegoi rëndësinë që kanë nismat e Klubit Shpresa të shkollës sonë në ndihmë të […]

KLUBI I GATIMIT

Pasioni për gatimin ka mbledhur rreth tryezës së kuzhinës së klubit tonë disa nga nxënësit e shkollës. Së bashku me mësueset që janë pjesë e klubit, ata realizojnë gatime nga më të shumëllojshmet, ku spikatin gatimet tradicionale shqiptare, por edhe ato të huaja. Që recetat e përgatitura të mos harrohen, fëmijët i praktikojnë në shtëpi, […]

FINALJA E MUAJIT TË ARTIT DHE LETËRSISË

Mes emocioneve, etheve dhe buzëqeshjeve, ditën e shtunë, më datë 17 dhjetor 2016 u zhvillua Finalja e Konkursit të Artit dhe Letërsisë. Në ambientet e Kolegjit “Turgut Özal” Tiranë, u zhvillua faza finale e Konkursit të Këngës, Interpretimit, Krijimit dhe Pikturës, ndërsa në ambientet e kolegjit “Turgut Özal”, Durrës, finalja e Artit Skenik. Finalistët e […]

Ndihmojmë një familje në nevojë

Nismës së fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, për të ndihmuar dhe promovuar vlerat humane dhe për të qenë pranë familjeve në nevojë, iu bashkuan nxënësit e klasave të 8-ta. Për realizimin e kësaj iniciative nxënësit kontribuojnë me ushqime dhe veshmbathje, të cilat ata i çojnë vetë pranë këtyre familjeve, duke sjellë në këtë mënyrë një buzëqeshje në […]

Vizitë në Ministrinë e Bujqësisë

Edhe këtë vit, shkolla jonë u bë pjesë e aktivitetit që organizon Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në kuadër të “Muajit të Bujqësisë”. Drejtuesit e shkollës, së bashku me dy grupet e Klubeve të Gatimit dhe nxënësit e klasave të katërta, vizituan ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, duke u pritur nga […]