Një fillim i mbarë
për një të ardhme të sigurt!

MIRË SE VINI NË KOLEGJIN “TURGUT OZAL” TIRANË
 

Staf i përkushtuar dhe mbështetës

Shkolla jonë ofron një mjedis mësimor mbështetës dhe të përfshirë, ku çdo nxënës vlerësohet dhe mësuesit janë të përkushtuar për arritjen e objektivave akademike të tyre.

Përgatitje për Olimpiada

Shkolla jonë ofron program të veçantë dhe mësues të specializuar për përgatitjen e nxënësve për Olimpiadat Kombëtare dhe Ndërkombëtare, duke siguruar sukses në gara akademike të nivelit të lartë.

Programe Afterschool

Shkolla ofron programin "Afterschool" për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e shtatë. Nxënësit, nën kujdesin e mësuesve të lëndëve, përfundojnë detyrat e shtëpisë dhe përmirësojnë arritjet e tyre në të gjitha lëndët.

Copy of rob1
+ 0
Vite Ekperiencë

RRETH NESH

Rreth Nesh

Me një përvojë prej 28 vitesh në arsim, kolegji “Turgut Ozal” u hap në vitin 1995 në Tiranë.
Prej shkurtit 2020 shkolla jonë është edhe Cambridge International School, e akredituar për të zhvilluar provimet Checkpoint në lëndën e gjuhës angleze, për klasën e pestë dhe të nëntë.

Nxënësit e arsimuar në shkollën tonë, kanë fituar të drejtën e studimit, duke u pranuar në universitetet më të mira në të gjithë botën dhe kanë shkëlqyer në rrugën e tyre të zgjedhur. Të diplomuarit tanë, janë shumë të suksesshëm në jetën e tyre, si personale dhe profesionale, një dëshmi kjo, e cilësisë së lartë të arsimit që ata kanë marrë në “Turgut Ozal”.

Me mbi 1500 nxënës, shkolla jonë ofron një sërë aktivitetesh. Përmes klubeve të shumëllojshme dhe aktiviteteve jashtëshkollore, nxënësit tanë kanë mundësinë të ndjekin pasionet e tyre, të nxitin krijimtarinë, të mësojnë punën në grup duke rritur kështu efektivitetin e tyre dhe duke kultivuar rritjen personale. Parimet mbi të cilat bazohet rruga e institucionit tonë drejt suksesit janë vendosmëria, planifikimi dhe përgjegjësia. Ne jemi të vendosur të arrijmë kulmet e cilësisë në mësimdhënie. 

ÇFARË OFROJMË NE?

Pse të zgjidhni kolegjin "Turgut Ozal"?

Në kolegjin “Turgut Ozal”, jemi të përkushtuar që t’u ofrojmë nxënësve tanë një përvojë të jashtëzakonshme arsimore, që i përgatit ata për arritjet në një shoqëri të globalizuar.  Ne ofrojmë një sërë programesh dhe shërbimesh, të krijuara për të përmirësuar përvojën shkollore të nxënësve tanë.

REGJISTRIMET

Si të bëheni pjesë e shkollës tonë?

Për t’u regjistruar në klasën e parë, nxënësit zhvillojnë një intervistë mbi njohuritë e tyre të përftuara nga parashkollori në lëndët: gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre.
Kurse në të gjitha klasat e tjera, zhvillojnë testim me shkrim rreth njohurive në lëndët: gjuhë, matematikë dhe anglisht. Në bazë të rezultatit të intervistës ose testimit, përcaktohet nëse mund të vijohet më tej me procedurën e pranimit në shkollën tonë.
Për caktimin e orarit dhe ditës së intervistës, mund të komunikoni me sekretarinë e shkollës.

OLIMIPADA & KONKURSE

OLIMIPADA & KONKURSE

Olimpiadat dhe konkurset në fusha të ndryshme kanë qenë dhe janë përherë në fokus të shkollës sonë, si një mënyrë e mirë për të matur njohuritë e nxënësve dhe për t’u dhënë atyre mundësi për të konkurruar me bashkëmoshatarët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

KONTAKT

Mos Hezitoni të Kontaktoni!

Stafi jonë është i gatshëm për tju ardhur në ndihmë për çdo pyetje që mund të keni. Ju mund të na kontaktoni apo vizitoni në adresat e dhëna.

NJOFTIMET E FUNDIT

Mësoni më shumë rreth aktiviteteve tona të fundit!

Na ndiqni për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe njoftimeve tona të fundit!

Bisede me  z.Emirjon Senja për Inteligjencën Artificiale

Bisede me z.Emirjon Senja për Inteligjencën Artificiale

Klubi i Pangeas dhe Lego League zhvilluan një bashkëbisedim me pedagogun, z.Emirjon Senja për Inteligjencën Artificiale. Biseda ngjalli…

Në kolegjin “Turgut Ozal” me shkrimtarin dhe gazetarin e njohur Enkel Demi!

Në kolegjin “Turgut Ozal” me shkrimtarin dhe gazetarin…

“E rëndësishme është të jeni të ndershëm me veten, sepse nëse jeni të ndershëm me veten, jeni në…

Gjysmëfinalja e Këngës

Gjysmëfinalja e Këngës

Konkursi i këngës është një ngjarje emocionuese, ku talentet e reja muzikore shfaqin aftësitë e tyre të këndimit.Në…

Kolegji “Turgut Ozal” Tiranë

Kontakt

Rruga Bernardin Palja, Ndertesa 15, Hyrja 1 Njesia Bashkiake Nr.6, Tirana, Albania

+355 69 669 4408
secretary@turgutozal.edu.al
@ Copyright 2023 by Turgut Ozal Education Sh.a