Këndoj me zërin e zemrës për Ty, e shtrenjta ime Shqipëri!

Festat e 28 dhe 29 Nëntorit, si për ҫdo vit jehojnë madhërishëm në shkollën tonë. Përmbyllja e aktiviteteve të muajve të Letërsisë, Artit dhe Historisë, nuk mund të jetë më bukur se me koncertet festive kushtuar këtyre datave. Vargjet dedikuar Atdheut, këngët, vallet e kostumet popullore me ngjyrat e trevave të ndryshme të Shqipërisë, të […]

EKIPI I HENDBOLLIT

Këtë vit, kolegji “Turgut Özal” në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Hendbollit ka formuar dy ekipe, për vajza dhe djem, që do të përfaqësojnë shkollën tonë në ndeshjet brenda dhe jashtë saj. Kërkesat për t’u pranuar në secilin ekip ishin të shumta, ndaj për të arritur deri në ngritjen e një ekipi sa më cilësor, […]

DHUROJMË LIBRA PËR BASHKËMOSHATARËT TANË

Projekti më i fundit që u realizua këtë javë nga nxënësit e klasës 5G ishte një bashkëpunim mes shkollës “Turgut Özal” dhe Bashkisë së Tiranës për të dhuruar libra për fëmijë në tre shkolla publike në periferi të qytetit. Nuk ishin pak, por afërsisht 900 libra të grumbulluar nga nxënësit e shkollës gjatë këtij viti […]

Panairi i Librit

Panairi i 19-të i Librit, Tirana 2016-të, i hapur në Pallatin e Kongreseve në datat 9-13 nëntor, u vizitua dhe nga nxënësit e shkollës sonë, të cilët nuk i shpëtuan dot tundimit për të blerë librat më të fundit të dalë në qarkullim. Ky Panair, si ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë […]

Panairi Ushqimor

Pas plot dhjetë ditësh të mbushura me aromë, shije, traditë gatimesh nga të gjitha trevat e vendit, java që lamë pas shënoi mbylljen e Panairit Ushqimor për këtë vit shkollor. Ishin pikërisht edukatorët dhe mësuesit ata që mbushën sallën e panaireve me gatimet e tyre në datën 8 nëntor, panair ky që ndoqi atë të […]

Piknik në Pezë

Në datat 3 dhe 4 nëntor, nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta organizuan një piknik në Pezë. Edhe pse moti ishte me vranësira, natyra ofroi pamje të bukura dhe plot mundësi argëtimi. Në fytyrat e nxënësve mund të dalloje lumturi, hare dhe emocion teksa shijonin ngjyrat e larmishme që të ofron vjeshta. Në fushë fëmijët […]

Unë lexoj…

Leximi i librit jashtëshkollor është një traditë e bukur në shkollën tonë prej shumë vitesh. Për më tepër gjatë muajit tetor, Muajit të Artit dhe të Letërsisë dhe në vijim të nismës “Unë lexoj”, nxënësit e klasave të ndryshme, orarin e leximit po e zhvillojnë në ambientet e këndshme të bibliotekës së shkollës. Kjo është […]

Ekskursioni në Shkodër

Në  28 tetor,  ishte qyteti i Shkodrës që mikpriti në një ekskursion mësimor dhe zbavitës nxënësit e klasave të 8-ta. Nisja u bë nga ambientet e kolegjit,  në një atmosferë tejet  të gëzuar. Përpara nisjes  nxënësit vizituan Panairin e Ushqimeve të klasave të 6-ta, si për të mos e humbur dhe këtë kënaqësi. Muzika e […]