Nisi Muaji i Artit dhe Letërsisë
Data 3 tetor në shkollën tonë, shënon hapjen e siparit të Muajit të Letërsisë, një muaj kushtuar tërësisht artit të letërsisë. Projekte nga më të ndryshmet, të veçanta e krijuese, fryt i punës së palodhur të nxënësve, vërshuan lumë. Një përqindje e madhe e projekteve ishin të punuara me dorë, si: ilustrime, kartonë në formën […]
Në mbrojtje të Ozonit
Në datën 23 shtator në shkollën tonë u përmbyllën aktivitetet për mbrojtjen e shtresës së Ozonit. Këto aktivitete zunë fill në datën 16 Shtator, që është dhe Dita e Ozonit. Qëllimi i aktiviteteve është sensibilizimi i nxënësve, studentëve dhe qytetarëve në lidhje me ndikimin e njeriut mbi shtresën e Ozonit. Veprimtaria e këtij viti […]
Një Ditë Pa Makina
Në 22 Shtator, në një ditë pa makina, nxënësit e klasës së 7C morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në orët e para të mëngjesit nxënësit u nisën në drejtim të sheshit ‘’Nënë Tereza” për të qenë pjesë e kësaj nisme. Me shkumësa me ngjyra ata vizatuan në korsinë e biçikletave […]
Seminar Me Përfaqësues Nga OKB
Përfaqësues të OKB-së u takuan me nxënësit e Kolegjit “Turgut Özal” për t’i njohur me 17 objektivat e tyre për ta bërë botën një vend më të mire. Një projekt ambicioz që do të përfundojë deri në vitin 2030 në 193 vende të botës duke i dhënë fund, ndër të tjera, varfërisë, urisë, diskriminimit, si […]
Gati për vitin e ri shkollor.
Mësuesit trajnohen për metodat më të përparuara të mësimdhënies Teksa në të gjitha godinat e shkollave turke vijojnë përgatitjet për pritjen e nxënësve për vitin e ri shkollor, një pjesë e madhe e mësuesve janë duke iu nënshtruar një përgatitjene të veçantë. Janë pikërisht mësuesit e lëndëve shkencore që kanë nisur një kurs dy javor […]
Kur Hapet Shkolla?
Kur Hapet Shkolla? Ndërkohë që nxënësit tanë janë ende me pushime, shkolla është duke bërë përgatitjet e fundit për t’i pritur ata për fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas udhëzimit të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj Lindita Nikolla, shkollat do t’i hapin dyert për nxënësit në 13 shtator. Viti akademik 2016-2017 do të […]
Kolegjet turke, vizionarë që projektojnë të ardhmen
Të besosh tek e ardhmja e një vendi, do të thotë të besosh tek rinia e tij, të mbështetësh përpjekjet, punën, ëndërrat e saj, ta shohësh botën me sytë e saj, të bësh të tuat qëllimet që ajo ka, duke i kthyer ato në qëllime të përbashkëta. Të ecësh me hapin e saj, t´i rendësh […]
Shkolla Verore në Londër – SUMMER SCHOOL IN LONDON
Kampusi i Universitetit Westminster në Londër priti nxënësit e klasave të katërta e të pesta gjatë dhjetë ditëve të shkollës verore “Summer School in London”, duke u dhënë kështu mundësinë këtyre fëmijëve të përjetojnë realisht jetën e një nxënësi të këtij qyteti europian. Paraditet u mbushën me mësime në gjuhën angleze nga mësues vendas, orë […]