Fëmijët e klasës së 3C bashkë me mësuesen e tyre kujdestare vizituan fabrikën e përpunimit të qumështit “Ermandi”, një nga fabrikat më të hershme shqiptare të prodhimit të bulmetit. Në shkollë, nxënësit janë njohur me mënyrat e ndryshme të përpunimit të ushqimit, piramidën ushqimore, si dhe njohuri të tjera të lidhura me ushqyerjen në lëndën e diturisë së natyrës. Në këtë vizitë ata vëzhguan më nga afër se si dijet që kishin marrë viheshin në zbatim në jetën e përditshme. Fëmijët mësuan shumë gjëra të reja në lidhje me proceset e kryera për përgatitjen e gjizës, gjalpit, djathit dhe rikotës, staxhionimin e djathit, si dhe për prodhimin e nënprodukteve të tjera të qumështit, përpunimin dhe ambalazhimin e tyre. Gjatë gjithë vizitës së tyre ata u shoqëruan nga stafi i fabrikës, të cilët u përgjigjeshin me kënaqësi çdo pyetjeje që u drejtohej nga nxënësit. Pasi vizita përfundoi nxënësit u kthyen në shkollë duke biseduar dhe duke ndarë me njëri – tjetrin përshtypjet e tyre.

Punoi: Vivien Shkodra

Udhëhoqi: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *