Evidentimi dhe motivimi i nxënësve të talentuar që studiojnë në shkollat tona, në fushat e këngës, recitimit, kompozicionit dhe vizatimit, është qëllimi i konkurseve që zhvillohen në secilën shkollë përgjatë muajve tetor – nëntor dhe finalizohen me konkurset midis gjithë kolegjeve në Finalen e Madhe.

Në këtë Finale, shkolla jonë u përfaqësua me nxënësit finalistë të vendeve të para në konkurset e zhvilluara brenda shkollës.

Përfaqësimi i nxënësve tanë në secilin prej konkurseve ishte për t’u lavdëruar dhe kjo duket më së miri në medaljet dhe çmimet e fituara.

Në Konkursin e Interpretimit u fituan këto çmime:

Në Kategorinë e parë (klasat 4-5-6)               Në Kategorinë e dytë ( klasat 7-8-9)

1 Medalje ari

3 Medalje argjendi                                            3 Medalje argjendi

2 Medalje bronzi                                               3 Medalje bronzi

Në Konkursin e Këngës u fituan këto çmime:

Në kategorinë e parë (klasat 4-5-6)             Në kategorinë e dytë ( klasat 7-8-9)

2 Medalje ari                                                    2 Medalje ari

2 Medalje argjendi                                          3 Medalje argjendi

2 Medalje bronzi                                              1 Medalje bronzi

Në Konkursin e Kompozicionit u fituan këto çmime:

Në kategorinë e parë (klasat 4-5-6)             Në kategorinë e dytë ( klasat 7-8-9)

2 Medalje ari                                                    2 Medalje ari

2 Medalje argjendi                                          3 Medalje argjendi

2 Medalje bronzi                                          

Në Konkursin e Kompozicionit për nxënësit e huaj u fituan këto çmime:

Në kategorinë e dytë ( klasat 7-8-9)

1 Medalje ari                                                   

2 Medalje bronzi

Në Konkursin e Artit Figurativ  u fituan këto çmime:

Në kategorinë e parë (klasat 4-5-6)              Në kategorinë e dytë ( klasat 7-8-9)

2 Medalje ari                                                     1 Medalje ari

5 Medalje argjendi                                           2 Medalje argjendi

1 Medalje bronzi                                               5 Medalje bronzi

U urojmë shumë suksese artistëve tanë të vegjël për përfaqësimin mjaft dinjitoz në këtë konkurs!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *