Jeto me sport, jeto shëndetshëm! Aktivitetet sportive janë nga më të dashurat për nxënësit e shkollës sonë. Në to gërshetohen dukshëm taktikat dhe aftësia që kanë nxënësit tanë në sporte të ndryshme, bukuria e entuziazmi i lojës, si dhe dëshira për fitore. Energji, lojë e bukur, emocione!

Kampionati që po zhvillohet përgjatë kësaj periudhe është Kampionati i Basketbollit për klasat e 7-8-9-ta, si për vajzat dhe për djemtë, faza eliminatore deri në fazën gjysmëfinale. Klasat ndeshen fillimisht dy e nga dy në ndeshjet eliminatore, për të arritur deri në fazën finale. Ndeshjet e zhvilluara kanë qenë plot emocion dhe nuk kanë munguar dhe “tifozët” e mbështetësit për çdo skuadër.

Punoi: Suada Xholi

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *