[siteorigin_widget class=”SiteOrigin_Widget_Image_Widget”][/siteorigin_widget]

Përveç klubeve në shkollën tonë zhvillohet dhe programi i Afterschool. Orari i qëndrimit të fëmijëve në shkollë gjatë këtij programi fillon mbas procesit mësimor në orën 14:15 dhe përfundon në orën 16:00, kohë gjatë së cilës fëmijët zhvillojnë detyrat e shtëpisë të ndjekur nga mësuese kujdestare të shkollës sonë. Një program i tillë pas shkollës nuk është vetëm i favorshëm për fëmijët, por për disa, është thelbësor. Pasi atje fëmijët duke qenë nën vëzhgimin e mësuesit përmirësojnë përfundimin e detyrave të shtëpisë, inkurajojnë sjellje të mirë në klasë, shkollë, shoqëri etj. Nxënësit që ndjekin çdo ditë Afterschool fitojnë gati dy muaj kohë mësimi / studimi.

Programi Afterschool është i hapur për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën pestë në shkollën fillore. Numri i nxënësve në grup është 10-12 fëmijë.