Kinemaja edhe pse është e njohur dhe shumë e vizituar nga nxënësit e shkollës sonë, përsëri i gëzon ata pa masë dhe u fal emocione të tjera, veçanërisht  kur shkojnë me shokët, shoqet dhe mësuesen e klasës. Këtë herë kinemaja Cineplex – TEG, i hapi dyert për nxënësit e klasave 1, 2 dhe 3 dhe i priti me filmin aq të dashur për ta “Alvin and the Chipmunks 3”.  Edhe pse në kinema mbahet qetësi dhe filmi ndiqet me vëmendje, këtë herë nxënësit e vegjël nuk i rezistuan dot këngëve ritmike të chimpmunksave dhe i kënduan e duartrokitën shpeshherë gjatë filmit. Gjatë kthimit për në shkollë nxënësit diskutuan për filmin dhe komentuan skenat gazmore të tij.

 

[mls_gallery id=”3831″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *