Vizitë e disa përfaqësueve të spitalit ‘’Hygeia’’

Në fillim të muajit prill shkolla jonë mikpriti disa përfaqësues të spitalit të njohur “Hygeia Hospital Tirana”. Ata u njohën më nga afër me ambientet e kolegjit dhe hodhën idenë e bashkëpunimit midis tyre dhe shkollës sonë për kujdesin shëndetësor të nxënësve. Populli thotë: “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë” dhe në një shoqëri të […]

Buzë detit me nxënësit e klasave të dyta

Durrësi, me detin blu, ajrin e pastër dhe qiellin e kthjellët, ishte qyteti që priti krahëhapur nxënësit e klasave të dyta. Të lumtur që po shkonin së bashku me shokët dhe mësuesen drejt “qytetit të plazhit”, ata kënduan pa pushim gjatë gjithë rrugës. Sapo zbritën nga furgonat, nxituan të kapeshin dorë për dore dhe të […]

Nxënësit e klasave të treta vizitojnë Krujën

Ashtu si nxënësit e klasave më të larta, edhe nxënësit e klasave të treta vizituan qytetin e Krujës. Të entuziazmuar se do të shikonin nga afër Kalanë dhe Pazarin e Vjetër, ata diskutonin për to gjatë gjithë rrugës për në këtë qytet. Disa e lidhnin vizitën me pjesën “Kështjella” që kishin marrë në gjuhë dhe […]

KLUBI I EBRUSË

Arti është një burim, një urë komunikuese midis njerëzve të kulturave të ndryshme. Dukuria estetike e karakterizon atë, sepse nuk ka vepër artistike pa vlerë estetike. Në shkollën tonë është formuar Klubi i Ebrusë, ku marrin pjesë disa nxënëse, të cilat nën  kujdesin e mësuese Albionës, mësojnë rreth artit të ebrusë, se si përgatitet një […]

Klubi i instrumentistëve

Viktor Hygo ka thënë: “Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet me fjalë dhe atë që nuk mund të rrijë në heshtje”, ndaj për ata nxënës që duan të shprehen me gjuhën e muzikës, në shkollën tonë prej vitesh,  janë hapur dhe funksionojnë klubet e kësaj fushe, ku më të ndjekurit janë klubi i […]

Kampionati i Pingpongut

Aktiviteteti i radhës i zhvilluar në shkollën tonë, përsa i përket aktiviteteve sportive, ishte Kampionati i Pingpongut, mes nxënësve të klasave të nënta. Kampionati për djem, u zhvillua në muajt që lamë pas. Filloi më datë 23 Shkurt dhe përfundoi në datën 9 Mars. Numri i nxënësve që morën pjesë ishte i konsiderueshëm, por sigurisht […]

JAVA E GJUHËS TURKE

Një nga javët më të dashura për nxënësit e shkollës sonë, është Java e Gjuhës Turke. Kjo jo vetëm për aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj jave, por edhe për veçantitë që ajo përcjell. Aktivitetet për Javën e Turqishtes u organizuan nga data 4 deri në 8 prill. Aktivitetet kryesore, si për çdo lëndë, ishin vendosja […]

Ekskursion në Durrës

Java që sapo kaloi shtoi një tjetër aktivitet jashtëshkollor për nxënësit e shkollës sonë. Gjatë saj u zhvillua një ekskursion në qytetin e  Durrësit, ku morën pjesë nxënësit e korit të shkollës. Ishte një ditë me diell, prandaj nxënësit patën mundësi të shijonin bukuritë e këtij qyteti bregdetar. Më pas, shëtitën përgjatë pedonales, ku bënë […]