Ndeshja e futbollit me shkollën “MIST”

Të enjten e kaluar u luajt ndeshja e futbollit mes klasave të 7-ta të shkollave “Turgut Özal” dhe “MIST”. Ekipet përbëheshin nga nxënës të përzgjedhur nga i gjithë paraleli. Ndeshja u zhvillua në ambientet sportive të shkollës sonë, në dy pjesë me nga 20 minuta secila. Atmosfera ishte mjaft e ndezur për shkak të tifozerisë […]

Shkolla Dimërore në Londër

Nxënësit e klasave 6, 7 dhe 8 e kanë nisur shkollën duke u kthyer nga pushimet dimërore me një kujtim të veçantë më shumë, atë të shkollës dimërore në Londër.  Në këtë shkollë, gjatë paraditeve u zhvilluan orë mësimore në gjuhën angleze nga mësues vendas, ndërsa orët e pasditeve dhe mbrëmjeve u kaluan me shëtitje nëpër […]

Festojmë ditëlindjen

Sa më të vegjël fëmijët, aq me më shumë gëzim i presin ditëlindjet dhe festat që organizohen për ta. Vogëlushët e parashkollorit i festojnë ditëlindjet në ambientet e kompleksit tonë arsimor dhe e veçanta e këtyre festave është se krahas shokëve dhe shoqeve, fëmijët ftojnë edhe prindërit dhe të afërmit e tyre. Kështu festa e […]

Ora e Lojës

Vogëlushët e parashkollorit kanë çdo ditë orën e tyre të lojës, të cilën e zhvillojnë në Sallën e Lojërave, që ndodhet brenda ambienteve të kopshtit ose në Këndin e Lojërave, që është vendosur në oborrin e kompleksit. Lojërat lëvizore luajnë një rol të madh për zhvillimin psiko-motor të fëmijëve, prandaj lojërat që organizohen nga edukatoret […]

Vizitë në Stacionin Meteorologjik

 Stacioni meteorologjik u vizitua nga nxënësit e klasës 4G së bashku me mësuesen e lëndës së Diturisë së natyrës, Bukurie Hyseni. Aty nxënësit u pritën nga disa punonjës të shërbimit meteorologjik, të cilët i udhëhoqën fëmijët nëpër ambientet e këtij institucioni. Gjatë kësaj vizite nxënësit panë nga afër disa mjete të cilat matin dukuritë atmosferike, si: higrometri-për matjen e […]

NJË DITË NË KRYEMINISTRI

Vizita e radhës e nxënësve tanë pranë institucioneve qeveritare, ishte ajo në Kryeministri. Ata u mirëpritën nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore,  Bledi Çuçi, në zyrën e tij. Atje nxënësit zhvilluan një bisedë të ngrohtë e frytdhënëse dhe patën rast të diskutonin, jo vetëm për rolin mjaft të rëndësishëm të institucionit që drejton ministri […]

Votoni kolegjistet në TANGRAM

Edicioni i tretë i emisioni për fëmijë TANGRAM i Ora News me temën ‘’Shqipëria më e mirë, atëherë kur …’’ ka tërhequr shumë fëmijë nga të gjitha shkollat dhe qytetet e vendit. Këtë sezon kanë qenë gjashtë nxënëse nga shkolla jonë, të cilat kanë konkurruar me projektet e tyre. Përpara mbrëmjes gala, të datës 28 […]

Klubi Shpresa në TANGRAM

Përfaqësuesja e radhës nga nxënësit e shkollës sonë, në emisionin Tangram në Ora News, ishte nxënësja e klasës së 8-të, Sara Xholi. Sara prezantoi projektin e saj të titulluar  “Shqipëria më e mirë, kur njerëzit mësojnë të japin më shumë.” Sara shpjegoi rëndësinë që kanë nismat e Klubit Shpresa të shkollës sonë në ndihmë të […]