Vizitë në Kinema Cineplex me klasat e I-ra

Në kuadër të veprimtarive të ndryshme të shkollës, nxënësit e klasave të para realizuan një ditë mësimore zbavitëse në një nga mjediset më të preferuara prej tyre, në kinema. Të drejtuar nga mësueset kujdestare, nxënësit fillimisht u njohën me rregullat dhe sjelljet që duhet të respektojë secili prej tyre në mjedisin e kinemasë, të cilat […]

Vizitë në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”

Edukimi i nxënësve dhe plotësimi i tyre me vlera arrihet më së miri, kur vetë ata shohin së afërmi realitetin që shumë prej bashkëmoshatarëve të tyre nuk mund ta shohin, por patjetër mund ta ndiejnë. Nxënësit e klasës së 3F, gjatë orës së qytetarisë “Edukimi me Vlera”, në bashkëpunim me Kryetaren e Këshillit të Prindërve, […]

Koncert bamirësie për fëmijën talasemik në Kolegjin “Turgut Ozal”

Ambientet e Sallës së Koncerteve, të shkollës “Turgut Ozal”, u bënë vendi i organizimit të Koncertit të Bamirësisë “Tingujt e jetës”, një koncert i organizuar nga një grup miqsh, studentë të vitit të dytë, në Fakultetin e Mjekësisë. Siç shprehen vetë iniciatorët e aktivitetit, ky aktivitet ka lindur si ide në kuadër të festave të […]

Nxënësit e klasave të teta në një seminar për BE-në

Bashkimi Europian është një organizatë, ku bëjnë pjesë shtete të cilët kanë arritur  një standard të caktuar ekonomik dhe një nivel të caktuar demokracie. Bashkimi Europian është e ardhmja e vendit tonë, për këtë arsye më datë 14 dhjetor, në shkollën tonë u zhvillua një seminar, në të cilin nxënësit e klasave të teta thelluan […]

Forcojmë frymën e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit me njëri-tjetrin

“Si të jem një qytetar i mirë”, ishte aktiviteti i radhës në lëndën e edukatës shoqërore, e cila është një lëndë shumë e rëndësishme, pasi fëmijët mësojnë parimet se si të jenë njerëz shembullorë dhe gjithashtu ngjall një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi midis tyre. Së fundmi, klasa e 4B ka bërë një projekt shumë të […]

Medaljet e fituara në Konkursin e Artit dhe Letërsisë

Evidentimi dhe motivimi i nxënësve të talentuar që studiojnë në shkollat tona, në fushat e këngës, recitimit, kompozicionit dhe vizatimit, është qëllimi i konkurseve që zhvillohen në secilën shkollë përgjatë muajve tetor – nëntor dhe finalizohen me konkurset midis gjithë kolegjeve në Finalen e Madhe. Në këtë Finale, shkolla jonë u përfaqësua me nxënësit finalistë […]

Mirëkuptimi forcon grupin

Për ta bërë me reale temën e mësimit në lëndën e qytetarisë, në klasën e 3F u zhvillua një orë mësimi ndryshe. Tema e orës së mësimit ishte “Mirëkuptimi forcon grupin, sepse ne na bashkojnë interest e përbashkëta”. Objektivat kryesore ishin kuptimi i interesave të përbashkëta, si për shembull dëshira për të mësuar, bashkëpunimi midis […]

Fëmijët e parashkollorit në Muzeun Historik Kombëtar

Me rastin e festave të muajit  nëntor fëmijët e vegjël të parashkollorit vizituan Muzeun Historik Kombëtar. Megjithëse të vegjël, fëmijëve iu shpjegua historia e popullit tonë me fjalë të thjeshta dhe të kuptueshme prej vogëlushëve. Fëmijët e shfrytëzuan këtë vizitë jo vetëm për të mësuar më shumë rreth atdheut tonë, Shqipërisë, por dhe për të […]