Aktivitet i Klubit Shpresa me rastin e Festave të Fundvitit

Të gjithë kundër urisë… Në vijim të aktiviteteve të tij, Klubi Shpresa në bashkëpunim me Foodbank Albania, organizon me rastin e Festave të Fundvitit aktivitetin për mbledhjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë. Ky aktivitet, i cili  do të zhvillohet nga data 12.12.2018 – 20. 12. 2018, ka sensibilizuar ndjeshëm nxënësit e shkollës sonë, […]

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Finalen e Madhe midis Kolegjeve

“Është gjithmonë kënaqësi pjesëmarrja në konkurset e zhvilluara nga Kolegji “Turgut Ozal”, si për seriozitetin dhe korrektesën, po ashtu dhe për talentet që marrin pjesë në këto konkurse. Kemi dëgjuar këngë dhe zëra të mrekullueshëm, të cilët na kanë emocionuar, madje dhe kemi lotuar në disa raste.” Kështu u shpreh këngëtarja Irma Libohova, Mjeshtre e […]

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Konkursit Owlypia

U zhvillua në një atmosferë tejet entuziaste dhe plot emocione në Sallën e Konferencave të Kolegjit “Turgut Ozal” ndarja e çmimeve të Konkursit Owlypia. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin nxënësit pjesëmarrës në këtë konkurs dhe prindërit e tyre, të cilët u ndjenë shumë krenarë për arritjet e fëmijëve të tyre në këtë konkurs ndërkombëtar. […]

Klasa e 8E vizitë në Bunk’Art dhe në Kontrollin e Lartë të Shtetit

Të studiosh është shumë e rëndësishme, por është njëkohësisht e rëndësishme të argëtohesh e  të çlodhesh. Për këtë arsye më datë 26 nëntor klasa e 8E mori pjesë në një organizim jashtëshkollor,  para fillimit të përgatitjes për provimet e tremujorit të parë. Ekskursioni filloi me vizitën në Bunk’Art, ku nxënësit njohën dhe eksploruan të shkuarën […]

Puzzle në orën e veprimtarisë me nxënësit e klasës së 3D

Dita mësimore e klasës së 3D pati një nisje tepër interesante, krahasuar me ditët e tjera. E veçanta e kësaj dite kishte të bënte me mënyrën se si ne mund të mësojmë dhe zbavitemi njëkohësisht. Nxënësit treguan se kjo mund të arrihet ndërmjet “Librit dhe lojës puzzle”. Secili prej tyre kishte përgatitur kopertinën e librit […]

Dramatizim i nxënësve të klasës së 2A

Klasa e 2A realizoi një orë mësimi ndryshe dhe tepër kreative. Referuar temës mësimore “Stilolapsi dhe Kompjuteri”, nxënësit të ndarë në role ndërtuan në mjediset e shkollës një skenë të vërtetë teatri. Gjithçka ishte përgatitur dhe menduar nga vetë nxënësit, nën kujdesin e mësueses së tyre. Krahas interpretimit të saktë dhe mesazhit të përcjellë, nxënësit […]

Argëtohemi dhe mësojmë duke përdorur teknologjinë

Nxënësit e klasës së 2F zhvilluan një orë mjaft surprizuese dhe të veçantë  në klasën e ipadëve. Ata punuan me testin online Kahoot, një test me alternativa dhe me pyetje kryesisht logjike. Gjatë zhvillimit të testit pyetjet shfaqeshin në smartbordin e klasës bashkë me tabelën e alternativave, që në sfond përmbanin secila nga një ngjyrë. […]

Konkursi i Owlypias

Në datën 24 Nëntor në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal” u zhvillua Konkursi i Owlypias, Konkurs Global për grupmoshat 11-14 vjeç dhe 15-18 vjeç. Në këtë konkurs shkolla jonë u përfaqësua me 107 nxënës, nga klasat e 6-ta e deri tek të 9-tat. Ky konkurs ka për qëllim motivimin dhe nxitjen e aftësive dhe prirjeve […]