Në Qytetin e Legjendës me nxënësit e klasave të 5-ta

Për t’u njohur më mirë me historinë, mitet dhe legjendat  tona, nxënësit e klasave të 5-ta zhvilluan një ekskursion në Shkodër për të vizituar kalanë e Rozafës. Gjatë rrugës nxënësit  kaluan dhe panë qytete si Fushë-Kruja dhe Lezha ndërsa bisedonin për historinë e tyre. Me të arritur në Shkodër, ndalesën e parë e bënë në […]

Mësojmë nga gjyshërit tanë

Një temë mësimore në lëndën e gjuhës shqipe, që flet për lidhjen e ngushtë mes gjyshërve dhe fëmijëve, ishte pikënisja e organizimit të një ore mësimore mjaft interesante, ku të ftuar ishin gjyshërit e disa prej prej nxënësve të klasës së 3F. Si fëmijët, ashtu edhe gjyshërit sollën në klasë histori personale dhe situata të […]

Gjysmëfinalja e Konkursit të Këngës

Emocione të fuqishme përcolli tek juria gjysmëfinalja e Konkursit të Këngës, ku nuk munguan konkurrentët e talentuar, që realizuan një përballje dinjitoze mes nxënësve të klasave të 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta. Shkolla jonë dallohet për nxënësit e talentuar, veçanërisht në kategorinë e këngës. Kënga është gjinia më e thjeshtë e muzikës vokale dhe […]

Një stërvitje e paharrueshme futbolli për nxënësit e klasave të 4-ta dhe të 5-ta

Më datë 25 tetor, përfaqësues nga Akademia Juventus, një qendër e hapur së fundmi në Tiranë, e cila ofron kurse futbolli, vizituan ambientet sportive të shkollës sonë për të zhvilluar një seancë stërvitore me nxënësit e klasave të 4-ta dhe të 5-ta. Kjo stërvitje e veçantë u organizua në disa orë mësimi, në të cilat […]

Oxford Placement Test

Nga datat 22 tetor deri në 09 nëntor në shkollën tonë është duke u zhvilluar Oxford Placement Test. Oxford Placement Test ose OPT, siç njihet nga nxënësit, është një test i standardizuar nga Oksford University Press dhe i mundësuar nga shkolla jonë, i cili teston njohuritë e nxënësve në gjuhën angleze. Ky testim zhvillohet për […]

Një ditë e bukur me njëri-tjetrin në Pezë

Vjeshtës po i vjen fundi, por koha e ngrohtë, rrezet e diellit vjeshtak dhe bukuria që ka kjo stinë na ftojnë të gjithëve të kalojmë sa më shumë momente në natyrë duke shijuar këto mrekulli të stinës. Ishin nxënësit e klasave të dyta, të cilët shkuan në një ekskursion të paharruar në Pezë. Atje i […]

Konkursi i Artit Pamor për klasat e katërta, të pesta dhe të gjashta

Konkursi i Artit Pamor për klasat e katërta, të pesta e të gjashta u zhvillua në datat 23, 24 dhe 26 tetor. Nxënësit që morën pjesë në këtë fazë, patën mundësinë për të shprehur ndjenjat e talentet e tyre nëpërmjet një gjuhe kaq të bukur siç është arti i ngjyrave. Temat e përzgjedhura ishin mjaft […]

Njoftim

Të dashur nxënës, Me kënaqësi ju njoftojmë se shkolla “Turgut Özal” është tashmë qendër zyrtare e provimit Owlypia, një konkurs botëror online për nxënës të moshave 11-18 vjeç. Tema e këtij viti është “Krijimtaria, përtej kufijve”. Nëse dëshironi më shumë informacion ose të merrni pjesë, konsultohuni me stafin drejtues në shkollën tuaj ose vizitoni faqen […]