Klasa e 3C në Bashkinë e Tiranës

Për të  konkretizuar  njohuritë e përftuara gjatë përgatitjes së projektit  “Tirana jonë”, nxënësit e klasës së 3C vizituan njërin  prej  institucioneve më të rëndësishme të kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës. Nxënësit u pritën nga Kryetari i Bashkisë, Z.Erion Veliaj, në zyrën e tij. Biseda që u zhvillua ishte mjaft miqësore. Fëmijët dëgjuan informacione të rëndësishme rreth […]

Në gjurmët e historisë sonë…

Nxënësit e klasës së 4G ishin vizitorët e radhës në Muzeun Historik Kombëtar. Fëmijët vizituan të gjitha ambientet e muzeut, që nga Periudha Parahistorike, Antikiteti, Mesjeta e deri në Periudhën e Rilindjes Kombëtare, Shpalljes së Pavarësisë dhe vendosjes së Regjimit Komunist në Shqipëri. Ata u njohën më nga afër me mënyrën e jetesës së popullit […]

Bashkëbisedim me Prof. Asc. Robert Citozi

Aktiviteti fizik dhe sportet janë një pjesë e rëndësishme e një fëmijërie të shëndetshme. Nxënës të klasave të nënta, që ushtrojnë sporte të ndryshme, patën mundësinë të merrnin pjesë në një bashkëbisedim me profesorin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Asc. Robert Citozi . Ky bashkëbisedim u zhvillua në ambientet e bibliotekës së shkollës […]

Si të kujdesemi për dhëmbët

Në kuadër të bashkëpunimit shkollë-prind-nxënës, klasa e 3A zhvilloi një orë mësimi që kishte si qëllim ruajtjen dhe kujdesin ndaj dhëmbëve. Duke marrë shkas nga tema mësimore e lëndës së leximit “Vendimi i Elonës”, në klasë u ftua prindi i nxënësit Deon Xholi, me profesion stomatolog, për t’u folur fëmijëve rreth shëndetit të dhëmbëve. Nxënësve […]

Parashkollorët festojnë

Grupet e treta të kopshtit “Zübeyde Hanım” festuan në datën 17 Janar, Vitin Jubilar të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në programin e organizuar në nderim të kësaj date, fëmijët u prezantuan me  recitime, dramatizime dhe këngë. Emocionet, ndjenjat e ngrohta patriotike dhe lartësimi i figurës historike më të shquar të popullit shqiptar, ishin […]

Mbrëmja Gala

Mbrëmja Gala e emisionit televiziv “Tangram” u organizua në sallën e koncerteve të shkollës “Turgut Özal”, ku morën pjesë nxënës të shkollave të ndryshme të Tiranës. Shkolla jonë u prezantua me videoklipin e këngës “Me Flamurin në Zemër” dhe një interpretim live nga nxënësja Emi Baloshi. Në mbyllje të kësaj mbrëmjeje u shpërndanë certifikata për […]

Sërish në Tangram

 Shkolla jonë u përfaqësua më së miri në sezonin e radhës së emisionit ”Tangram”, programi zbavitës, edukues e promovues i talenteve të fëmijëve shqiptarë. Andrea Bylykbashi, klasa e 6-të E, mori pjesë me projektin me temë ”Shqipëria më e mirë kur kontribuojmë më shumë për shkollat e reja”, realizuar me ndihmën e Bashkisë së Tiranës. Shkolla […]

“Edukohemi nëpërmjet Artit dhe Kulturës”

Kjo ishte tema e aktivitetit të zhvilluar nga shkolla jonë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Nxënësit e klasave të nënta, të përzgjedhur në bazë të dëshirës dhe pasionit të tyre në leximin e librave jashtëshkollorë, ishin ftuar të merrnin pjesë në një bisedë me një nga aktorët dhe regjizorët e Teatrit Kombëtar, zotin Laert Vasili. […]