Një vizitë e paharrueshme, kënaqësi dhe eksperiencë…
Nxënësit e klasës së 8-E zhvilluan një vizitë në studiot e Radio Televizionit Shqiptar. Këtë “udhëtim” rreth studiove me histori frymëzuese e zhvillimi, jua prezantoi kryeredaktorja e lajmeve, zonja Eda Elbasani. Fillimisht nxënësit u njohën me figurat kryesore që hodhën themelet e krijimit të këtij institucioni, si dhe me datat më kryesore, të cilat shenjuan […]
Emocione dhe frymëzim për brezin e ri…
Ardit Gjebrea vlerëson talentet e vegjël të Kolegjit “Turgut Ozal” I pranishëm në koncertin festiv të zhvilluar me rastin e Festave Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, në shkollën tonë, ishte dhe kantautori dhe një nga figurat më të dashura të ekranit zoti Ardit Gjebrea. Mes emocionesh të shumta dhe pasi iu dha certifikatat nxënësve […]
Pedalim Në Tiranë
Një ditë me biçikleta për nxënësit e kolegjit për të mbështetur nismën e bashkisë “Tirana pa makina”. Ky ishte aktiviteti që u zhvillua me nxënësit e klasave të shtata në kodrat e liqenit artificial të Tiranës. Në koshat e biçikletave nxënësit kishin vendosur shprehje për këdo që do t’i vinte re: “Mbani pastër qytetin” “Stop […]
Këndoj me zërin e zemrës për ty, e shtrenjta ime Shqipëri!
Shqipëria jonë e dashur feston Festën e Pavarësisë dhe Festën e Çlirimit dhe ashtu si çdo vit tjetër nxënësit e shkollës sonë me aftësitë e tyre artistike, arritën të krijonin me imagjinatën e tyre një atmosferë tepër festive. Nxënësit e 9-vjeçares me ndihmën e mësuesve organizuan një program festiv, ku shpalosën talentin e tyre. Ishin […]
Jeto Shëndetshëm Në Një Mjedis Të Pastër
Edhe këtë vit shkolla jonë u bë pjesë e aktivitetit Të pastrojmë Shqipërinë, Veprimtari masive higjenizuese, në kuadër të shërbimit komunitar të quajtur “Dita e pastrimit”. Ky është një ndër aktivitetet e shumta që organizohen në shkollën tonë, aktivitete të cilat synojnë edukimin e gjithanshëm të nxënësve. Nxënësit e klasave të nënta, të pajisur me dorashka […]
Në Pritje Të GDS-ve, Provime Provë
Gjendemi në prag të GDS-ve, emri i provimeve të përbashkëta të zhvilluara midis kolegjeve turke. Një ndër ndihmësit kryesorë me anë të të cilit nxënësit parapërgatiten për këto teste është portali online. Secili nxënës ka profilin personal në portalin e gjendur në faqen zyrtare tirana.turgutozal.edu.al ku mund të testojë veten nëpërmjet provimeve përgatitorë. Nxënësit mund […]
Një Libër Për Mikun Tim
Në spitalin pediatrik gjenden dhoma të përbashkëta pushimi ku fëmijët që po trajtohen nga sëmundje të rënda mund të kalojnë kohën duke lexuar libra. Anëtarët e Klubit Shpresa e klasave të shtata, të vendosur për të ndihmuar në pasurimin e këtyre mini bibliotekave, duke shfrytëzuar Muajin e Artit dhe Letërsisë, me moton ” Një libër […]
Panairi i Librit
Panairi i 18-të i Librit Tirana 2015-të, i cili është hapur në Pallatin e Kongreseve u vizitua dhe nga nxënësit e shkollës sonë, të cilët nuk i shpëtuan dot tundimit për të blerë sa më shumë libra. Ky Panair është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë letrare brenda dhe jashtë kufijve të […]