Kolegji “Turgut Özal” në bashkëpunim me bibliotekën online ‘myOn’ ka pajisur nxënësit me një adresë përmes së cilës ata mund të lexojnë libra online. Biblioteka përmban mbi 5050 tituj dhe libra të llojeve të ndryshëm. Kushdo mund ta gjejë veten e tij brenda një libri dhe gjithashtu mund ta përzgjedhë vetë librin e tij, në tërësinë e titujve të kësaj bibliotekë. Nxënësit mund të imagjinojnë duke u argëtuar në botën magjike të librave, dhe në të njëjtën kohë të lexojnë libra anglisht për të përmirësuar njohuritë e tyre. Secili nxënës ka adresën dhe fjalëkalimin e tij, prej të cilit mund të ketë akses në këtë botë me libra plot aventura, magji dhe argëtim. Gjatë ditëve të shkollës nxënësit mund t’i lexojnë librat në orën e leximit duke shkuar tek iPad room, ku përmes bibliotekës online mund të zgjedhin librin e dëshiruar për të lexuar. Deri tani kjo mundësi e të lexuarit libra në anglisht online u është dhënë klasave të katërta dhe të pesta.

Për klasat e pesta niveli i lexueshmërisë (lexile level) është 400 libra, ndërsa për klasat e katërta është 300 libra. Për çdo jave sistemi gjeneron një raport përsa i përket faqeve të lexuara, kohës së shpenzuar në blibliotekë dhe nëse niveli i lexueshmërisë është rritur apo jo. Ky nivel është i matshëm me anë të një quizi që bëhet pasi nxënësit lexojnë një libër. Për çdo 2 javë, nxënësit kanë nga një libër për të lexuar, i cili caktohet në formën e një projekti. Për muajin që kaloi statistikat për klasat e katërta dhe te pesta ishin: 855 libra të lexuar, 420 orë të shpenzuara në lexim. Nxënësit janë më të prirur të lexojnë më tepër libra fantastiko-shkencor (afërsisht 97% e nxënësve). Quize të zhvilluara janë afërsisht 700.

Bota e librave është mënyra më e mirë ku fëmijët mund të zgjerojnë fjalorin dhe njohuritë e tyre në anglisht, duke u zbavitur në të njëjtën kohë.

Punoi: Megan Duraj

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *