Nxënësit e klasave të para mësojnë të mbjellin lule

Klasat e para kanë zhvilluar një aktivitet që u ka mësuar atyre për rëndësinë e imazhit të gjelbër në mjedisin që i rrethon. Secili nxënës solli një lule të vetën, që e mbolli me ndihmën e mësueses kujdestare, duke krijuar kështu dhe kopshtin e tyre të vogël në oborrin e shkollës. Fëmijët mësuan në këtë […]
Kampionati i Futbollit te klasat e pesta

Nga tërë aktivitetet e shumta që zhvillohen në shkollën tonë, Kampionati i Futbollit është i preferuari i djemve të çdo paraleli. Secila klasë ka lojëtarë të spikatur, të cilët dallojnë dhe shkëlqejnë në fushën e lojës. Ndeshjet e kampionatit të këtij viti te klasat e pesta ishin mjaft konkurruese, por megjithëkëtë e 5F dhe e 5G […]
Kampionati i Hendbollit te klasat e 5-ta

Ja ku i erdhi fundi edhe Kampionatit të Hendbollit për vajzat e klasave të pesta. Hendbolli është një sport ekipor, i cili luhet mes dy skuadrave të përbëra nga 7 lojtarë, duke lëvizur topin nga njëri lojtar te tjetri e duke tentuar që të shënojnë në portën e ekipit kundërshtar. Duket si sport i ngjashëm […]
Shëtitje në Durrës me dy klasa të nënta

Periudha e provimeve është gjithmonë stresuese për nxënësit, prandaj me dëshirën që ata të largohen sadopak nga ngarkesa e përditshme mësimore, po organizohen ekskursione të ndryshme në qytetet tona turistike. Një ndër këto ekskursione ishte dhe ai i dy klasave të nënta në Durrës. Nxënësit e klasës së 9H dhe të 9D ishin shumë të […]
Nxënësit e kolegjit “Turgut Özal” konkurrojnë në Infomatrix, Rumani

Kolegji “Turgut Özal” përfaqësohet suksesshëm për të disatin vit radhazi në Olimpiada Ndërkombëtare me nxënësit e saj. Nxënësit finalistë të shkollës sonë, do të marrin pjesë në Olimpiadën Infomatrix, të organizuar në Bukuresht të Rumanisë në datat 20-23 prill. Infomatrix-i është një konkurs ndërkombëtar, i cili organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit Kombëtar […]
Nxënësit e kolegjit “Turgut Özal” në GENIUS Olympiad 2019

Olimpiada GENIOUS, e cila zhvillohet në Oswego, New York, SHBA, mirëpret nxënës nga mbarë bota në kategori të ndryshme, si shkencë, biznes, shkrim, robotikë, arte vizuale dhe muzikë. Nxënësit e shkollës sonë do të konkurrojnë këtë vit në dy kategori: në robotikë dhe në muzikë. Në kategorinë muzikë do të konkurrojnë nxënëset Adea Rreshka dhe […]
Ekskursion në Durrës me klasën e 8D

Për nxënësit tanë pranvera po troket me aktivitete të larmishme dhe shëtitje jashtë Tiranës. Ishin nxënësit e klasës së 8D që zhvilluan një ekskursion buzë bregdetit ranor të Durrësit. Pas arritjes në qytetin turistik, nxënësit bënë xhiro përgjatë shëtitores “Taulantia”, ndërsa relaksoheshin dhe ndiheshin larg monotonisë së përditshme. Bisedat e ndryshme me mësuesen dhe mes […]
Shoqëria “Turgut Ozal EDUCATION ” sh.a. nënshkruan marrëveshje me Kolegjet CATS pjesë e Cambridge Education Group Limited “CEG”

Nxënësit e shkollave jopublike “Turgut Ozal” dhe ”Memorial International School of Tirana” pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal EDUCATION ” sh.a. do të kenë tashmë mundësinë për të studiuar në Kolegjet CATS në Angli, Evropë dhe SHBA në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe që u nënshkrua sot midis “Turgut Ozal EDUCATION ” sh.a. dhe Cambridge Education […]