Njoftim

Të nderuar prindër/ Të dashur nxënës, Ju njoftojmë se gjatë javëve në vazhdim, drejtoria e shkollës do të zhvillojë testime të përgjithshme me nxënësit e klasave 3-9, për njohuritë e fituara gjatë tremujorit të parë të këtij viti shkollor. Pjesa më e madhe e testimeve janë planifikuar të zhvillohen online, në mënyrë që përgjigjet të […]
“Në orën e mësimit të punës me dru”

Mjaftojnë disa copa dërrasash, pak ngjitës, një kabinet, një mësuese që frymëzon dhe fantazia e fëmijëve merr krahë e fluturon përtej mureve të shkollës. Pamja që të ofrohet gjatë kësaj ore mësimi është krejt e ndryshme nga ajo që shohim zakonisht. Fytyrat e qeshura të nxënësve, bisedat plot entuziazëm, era e ngjitësit dhe zhurmat e […]
NJOFTIM

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar. Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër. https://www.facebook.com/arsimisportidherinise/posts/1589599004434985
Njoftim!

E hëna pushim. Në zbatim të VKM datë 23.11.2017, dita e hënë datë 27.11.2017 është caktuar ditë pushimi. Mësimet e kësaj dite do të zëvendësohen në një ditë tjetër për të cilën do t’ju njoftojmë. Më poshtë gjendet linku me Vendimin e Këshillit të Ministrave. https://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-23-nentor-2017&page=1
Dita e Hapur në luftën kundër bullizmit

26 tetori ishte për shkollën tonë Dita e Hapur në luftën kundër ngacmimeve, lëndimeve apo siç njihet tashmë me termin e ndërkombëtarizuar, bullizmit, fenomen ky mjaft i përhapur te fëmijët, të rinjtë dhe më gjerë në shoqërinë tonë. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse BE dhe Këshilli i Europës ndërmorën hartimin dhe zbatimin e një […]
Panairi i Ushqimeve

Panairi i Ushqimeve është një nga aktivitetet më humane, i zhvilluar nga përfaqësuesit e Klubit “Shpresa” në bashkëpunim me Drejtorinë e shkollës dhe prindërit e shkollës sonë, me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje. Ky aktivitet i përvitshëm, ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë […]
Muaji i Artit dhe Letërsisë

Me trokitjen e Tetorit, Muajit të Artit dhe Letërsisë, në shkollën tonë fillon një maratonë aktivitetesh e konkursesh. Konkurset e Fjalës Artistike, Krijimit, Këngës, Artit Skenik dhe Artit figurativ, janë nga veprimtaritë më të dashura për nxënësit. Motoja “Gjuha mban gjallë shpirtin e një kombi”, do të shoqërojë aktivitetet kryesore që do të zhvillohen përgjatë […]
Seminari i parë i Klubit Shpresa për vitin shkollor 2017-2018

Tashmë në shkollën tonë të kontribuosh në bamirësi dhe të ndihmosh të tjerët është kthyer në një traditë, në një prej vlerave që na përfaqëson. Në shërbim të kësaj nisme, Klubi Shpresa përpiqet me të gjitha forcat që të arrijë të përmbushë të gjitha objektivat e planifikuara. Edhe për këtë vit shkollor u zhvillua seminari […]