Java e Anglishtes në shkollën tonë

“Mirë se erdhe ylberi i ngjyrave të botës me zërin e anglishtes!” Java e Anglishtes është një nga javët më të dashura dhe të mezipritura nga nxënësit, plot me aktivitete, në të cilat nxënësit kontribuojnë në mënyra të ndryshme dhe shfaqin talentin e tyre me anë të projekteve dhe konkurseve që zhvillohen gjatë kësaj periudhe. […]
Klasa e 7G në TEG

Klasa e 7G zhvilloi një ekskursion në qendrën tregtare TEG. Nxënësit mbërritën atje në orarin e transmetimit të filmit “Aquaman”. Ishte një eksperiencë e bukur dhe zbavitëse. Kënaqësi u dha subjekti intrigues i këtj filmi dhe personazhet sa reale, aq dhe mistike. Pas filmit ata shëtitën nëpër qendër tregtare dhe shijuan disa nga ushqimet që […]
Vajzat e klasave të 7-ta dhe të 8-ta në Mavrovë

Dimri i kësaj fundjave u duk sikur i dha dy ditë pranverës, për të na zbukuruar shëtitjen e bërë së bashku me nxënëset e klasave të shtata e të teta. Nisja nga shkolla u organizua pas mësimit. Të përgatitura dhe të udhëzuara për një udhëtim më shumë të bukur sesa të gjatë, nisemi nën ritmin […]
Një udhëtim mbresëlënës në Mal të Zi

Ishte një mëngjes shkurti dhe autobusi u fut herët në oborrin e shkollës. Të entuziazmuar për atë çfarë i priste, nxënësit e klasave të pesta sistemuan valixhet dhe nisën udhëtimin. Ndalesa e parë u bë në qytetin mikpritës të Shkodrës, pikërisht buzë lumit të gjerë e të bukur të Bunës, ku edhe drekuan e bënë […]
Interpretimi i përrallës “Gjashtë vëllezërit peshkatarë dhe vajza”

Nxënësit e klasave të dyta këtë javë zhvilluan një orë mësimore ndryshe dhe më të këndshme se të tjerat. Ata performuan në sallën e dramës pjesën treatrale “Gjashtë vëllezërit peshkatarë dhe vajza”. Nxënësit ishin mjaft të angazhuar dhe krijuan me zell të madh skenën e teatrit, si dhe kostumet e bukura që veshën. Në të […]
Klasat e treta shëtitje në Maqedoni e Kosovë

Nxënësit e klasave të treta ishin pjesë e një udhëtimi treditor në Maqedoni e Kosovë. Rrugëtimi nisi me udhëtimin drejt qendrës turistike “Kodra e Diellit”. Çdo gjë ishte e veçantë, ngjitja në malin më të lartë të Maqedonisë, akomodimi në hotel “Scardus”, pastaj lojërat me slita e me topa bore, klima malore dhe ushqimet e […]
Mësojmë përmes praktikës në laboratorin e biologjisë

Nxënësit e klasave të 9-ta morën pjesë në një eksperiment shumë interesant. Nën mbikqyrjen e mësuesit të biologjisë, nxënësit mësuan si të ekstraktonin ADN-në e një fruti. Duke përdorur përbërës të thjeshtë, të cilët gjenden dhe në shtëpi, si ujë, detergjent enësh dhe alkool, ia dolën të arrinin rezultatin e duhur. Tuli i frutit u […]
Konkursi i Mangalas

Ndër aktivitetet më të bukura të Javës së Matematikës janë lojërat e inteligjencës. Lojërat e inteligjencës, ashtu si vetë matematika, stimulojnë trurin, zhvillojnë inteligjencën, vënë në lëvizje mendimin kritik dhe përmirësojnë logjikën. Konkursi i Mangalas është një nga këto lojëra, që u zhvilluan për Javën e Matematikës dhe u pëlqye shumë nga nxënësit. Gjatë konkursit […]