ASEF 2019

Kanë filluar regjistrimet për Olimpiadën e Projekteve ASEF 2019. Është pikërisht kjo, periudha të cilën nxënësit e presin me padurim. Gjatë kësaj periudhe sheh entuziazmin e tyre, teksa regjistrojnë projektet me të cilat do të përfaqësohen dhe krijojnë grupet e punës. Ata, së bashku me mësuesit mentorë, do të shfrytëzojnë muajt e ardhshëm për një […]
Java e Matematikës për klasat e 3-ta

Java e Matematikës për klasat e 3-ta u zhvillua në një atmosferë tejet emocionuese. Gjithçka filloi me punimet e nxënësve, të cilat ishin të përgatitura shumë bukur dhe krahas punëve individuale të nxënësve, u bënë edhe projekte në grup, të cilat u vendosën në stendat e klasës dhe në korridorin e paralelit. Më pas vazhduan […]
Java e Matematikës

Java e Matematikës po zhvillohet edhe këtë vit me veçantitë e saj, si në shkollën fillore, ashtu dhe në atë 9-vjeçare, përmes një sërë aktivitetesh dhe lojërash matematikore dhe logjike. Njohuritë dhe kuriozitetet e ndryshme në lëndën e matematikës nxënësit i kanë paraqitur dhe nëpërmjet posterave, trupave gjeometrikë, miniaturave të ndërtesave të njohura të bëra […]
Klasa e 1G mëson rregullat e sjelljes me një të panjohur

Nxënësit e klasës së 1G zhvilluan një orë interesante në lëndën e edukimit për shoqërinë. Tema mësimore “ Unë dhe i panjohuri” solli situata aktrimi , ku mësuesja kujdestare dhe ajo ndihmëse ishin në rolin e një të panjohuri që u ofronte një çokollatë apo një celular. Reagimi i fëmijëve shpesh ishte befasues dhe ai […]
Klasa e 1E në orën e edukatës shoqërore

Nxënësit e klasës së 1E zhvilluan një orë mësimore të veçantë, sipas temës “Shoku dhe shoqja juaj”, në lëndën e edukatës shoqërore. Ora u zhvillua me projekte, punë në grup, biseda, diskutime dhe punë individuale. Me ndihmën e mësueses fëmijët përgatitën dhe ngjitën në murin e klasës “Pemën e miqësisë”, dhe pasi prenë kartona me […]
Shkolla dimërore në Londër

Udhëtimi i radhës i nxënësve tanë ishte drejt Anglisë. Megjithëse dimër, koha ishte e mirë dhe kështu me diell i mirëpriti dhe qyteti i bukur i Londrës. Pas akomodimit në hotel mezi po prisnin aventurat që ky udhëtim u kish rezervuar. Ashtu siç ishte programuar, u nisën që në mëngjes drejt Winter Wonderland Park. Kaluan […]
Biblioteka online ‘my On’

Kolegji “Turgut Özal” në bashkëpunim me bibliotekën online ‘myOn’ ka pajisur të gjithë nxënësit, duke filluar nga nxënësit e klasës së tretë deri në klasën e nëntë, me një adresë përmes së cilës ata mund të lexojnë libra online. Biblioteka përmban mbi 5050 tituj dhe libra të llojeve të ndryshëm. Kushdo mund ta gjejë veten […]
Karnavalet në klasën e 5A

Sa herë që dëgjojmë fjalën “Karnavale” ne mendojmë për Rio De Janerio dhe njerëz të veshur me veshje nga më të veçantat për nga stili dhe ngjyrat. Po këtë atmosferë feste kalendarike për qindra vite, na e sollën në shkollën tonë nxënësit e klasës së 5A. Të veshur si shumë personazhe të adhuruar prej tyre […]