NJË DITË NË KRYEMINISTRI

Vizita e radhës e nxënësve tanë pranë institucioneve qeveritare, ishte ajo në Kryeministri. Ata u mirëpritën nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore,  Bledi Çuçi, në zyrën e tij. Atje nxënësit zhvilluan një bisedë të ngrohtë e frytdhënëse dhe patën rast të diskutonin, jo vetëm për rolin mjaft të rëndësishëm të institucionit që drejton ministri […]

Klubi Shpresa në TANGRAM

Përfaqësuesja e radhës nga nxënësit e shkollës sonë, në emisionin Tangram në Ora News, ishte nxënësja e klasës së 8-të, Sara Xholi. Sara prezantoi projektin e saj të titulluar  “Shqipëria më e mirë, kur njerëzit mësojnë të japin më shumë.” Sara shpjegoi rëndësinë që kanë nismat e Klubit Shpresa të shkollës sonë në ndihmë të […]

KLUBI I GATIMIT

Pasioni për gatimin ka mbledhur rreth tryezës së kuzhinës së klubit tonë disa nga nxënësit e shkollës. Së bashku me mësueset që janë pjesë e klubit, ata realizojnë gatime nga më të shumëllojshmet, ku spikatin gatimet tradicionale shqiptare, por edhe ato të huaja. Që recetat e përgatitura të mos harrohen, fëmijët i praktikojnë në shtëpi, […]

FINALJA E MUAJIT TË ARTIT DHE LETËRSISË

Mes emocioneve, etheve dhe buzëqeshjeve, ditën e shtunë, më datë 17 dhjetor 2016 u zhvillua Finalja e Konkursit të Artit dhe Letërsisë. Në ambientet e Kolegjit “Turgut Özal” Tiranë, u zhvillua faza finale e Konkursit të Këngës, Interpretimit, Krijimit dhe Pikturës, ndërsa në ambientet e kolegjit “Turgut Özal”, Durrës, finalja e Artit Skenik. Finalistët e […]

Ndihmojmë një familje në nevojë

Nismës së fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, për të ndihmuar dhe promovuar vlerat humane dhe për të qenë pranë familjeve në nevojë, iu bashkuan nxënësit e klasave të 8-ta. Për realizimin e kësaj iniciative nxënësit kontribuojnë me ushqime dhe veshmbathje, të cilat ata i çojnë vetë pranë këtyre familjeve, duke sjellë në këtë mënyrë një buzëqeshje në […]

Vizitë në Ministrinë e Bujqësisë

Edhe këtë vit, shkolla jonë u bë pjesë e aktivitetit që organizon Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në kuadër të “Muajit të Bujqësisë”. Drejtuesit e shkollës, së bashku me dy grupet e Klubeve të Gatimit dhe nxënësit e klasave të katërta, vizituan ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, duke u pritur nga […]

Higjiena dhe shëndeti

Të kujdesesh për higjienën e vetes do të thotë të kujdesesh drejtpërdrejt për shëndetin tënd. Kjo është arsyeja kryesore që me vogëlushët e parashkollorit zhvillohen një sërë veprimtarish, të cilat kanë të bëjnë pikërisht me higjienën personale dhe shëndetin. Për të shmangur monotoninë, si dhe për të mësuar sa më shumë në lidhje me pastërtinë vetjake, çdo […]

Vogëlushët e parashkollorit zhvillojnë fizkulturën e mëngjesit

Çdo mëngjes, vogëlushët e parashkollorit sipas grupeve përkatëse dalin në oborrin e shkollës apo te fushat e sportit. Ata, së bashku me edukatoren e grupit, zhvillojnë ushtrime dhe aktivitete fizike për rreth 20-30 minuta në ambientet sportive që ofron kompleksi ynë arsimor. Edhe pse moti në mëngjes është ftohur dhe maja e hundës apo faqet […]