Klubi i instrumentistëve

Viktor Hygo ka thënë: “Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet me fjalë dhe atë që nuk mund të rrijë në heshtje”, ndaj për ata nxënës që duan të shprehen me gjuhën e muzikës, në shkollën tonë prej vitesh,  janë hapur dhe funksionojnë klubet e kësaj fushe, ku më të ndjekurit janë klubi i […]

Kampionati i Pingpongut

Aktiviteteti i radhës i zhvilluar në shkollën tonë, përsa i përket aktiviteteve sportive, ishte Kampionati i Pingpongut, mes nxënësve të klasave të nënta. Kampionati për djem, u zhvillua në muajt që lamë pas. Filloi më datë 23 Shkurt dhe përfundoi në datën 9 Mars. Numri i nxënësve që morën pjesë ishte i konsiderueshëm, por sigurisht […]

JAVA E GJUHËS TURKE

Një nga javët më të dashura për nxënësit e shkollës sonë, është Java e Gjuhës Turke. Kjo jo vetëm për aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj jave, por edhe për veçantitë që ajo përcjell. Aktivitetet për Javën e Turqishtes u organizuan nga data 4 deri në 8 prill. Aktivitetet kryesore, si për çdo lëndë, ishin vendosja […]

Ekskursion në Durrës

Java që sapo kaloi shtoi një tjetër aktivitet jashtëshkollor për nxënësit e shkollës sonë. Gjatë saj u zhvillua një ekskursion në qytetin e  Durrësit, ku morën pjesë nxënësit e korit të shkollës. Ishte një ditë me diell, prandaj nxënësit patën mundësi të shijonin bukuritë e këtij qyteti bregdetar. Më pas, shëtitën përgjatë pedonales, ku bënë […]

Vizitë në Qytetin e Legjendës

Hijerëndë, e bukur dhe bujare, si një zonjë e vërtetë shtëpie, Kalaja hapi portat e saj për nxënësit e klasave të 9-ta të shkollës sonë, në këto ditë të ngrohta të pranverës. E ndërtuar në rrëzë të qytetit të Shkodrës, është ajo e para që i uron mirëseardhjen dhe mirëpret çdo vizitor në qytet. Duket […]

Udhëtim nëpër Evropë

Udhëtimet, përveç argëtimit dhe shplodhjes, të japin mundësinë të njihesh nga afër me vende të tjera, me të tjera gjuhë, me njerëz të ndryshëm, si dhe të zgjerojnë dijet dhe kulturën e përgjithshme. Këtë herë udhëtimi i nxënësve të klasave 4, 5, 6 përfshiu tre kryeqytete të Evropës: Vjenë, Pragë dhe Budapest. Në shoqërinë e […]

Vizitë në Garden Line

Pranvera ka ditë që ka trokitur dhe, këtë herë, ajo i hapi dyert për vogëlushët e klasës 1A, të cilët së bashku me mësuesen e tyre, Emiraldën, shkuan në kopshtin e luleve “Garden Line”. Koha me diell i ndihmoi fëmijët të rrinin gjatë në kopsht dhe ta shijonin natyrën me gjithë ngjyrat që ofron ajo […]

Vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë

Në kuadër të Javës Globale të Parasë, senatorët e klasave të shtata dhe nxënësit e klasës 3B bënë një vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë për të marrë informacion rreth numizmatikës, historisë, artefakteve dhe edukimit financiar. Në katin numizmatik të këtij muzeu, nxënësit u njohën me këmbimin paramonetar, koleksionin numizmatik (i cili prezanton koleksionet të […]