PËRMBYLLJA E JAVËS SË ANGLISHTES

Pas shumë emocioneve, garave dhe konkurseve të zhvilluara enkas për këtë aktivitet, mund të themi me siguri të plotë se Java e Anglishtes u mbyll më së miri dhe shënoi një tjetër sukses për këtë vit shkollor. Juria e përbërë nga mësues të gjuhës angleze vëzhgoi zbukurimin e klasave dhe dëgjoi me kujdes interpretimet e […]

VIZITA E AMBASADORES SË KINËS NË SHKOLLËN TONË

Një surprizë mjaft e bukur gjatë Javës së Anglishtes ishte vizita që zhvilloi në shkollën tonë Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu. Ajo pa nga afër përgatitjen e nxënësve për këtë aktivitet dhe u ndal veçanërisht në dy klasa, të cilat kishin zgjedhur Kinën si vendin për të cilin do të flisnin në këndin […]

Gjatë Javës së Anglishtes

Ethet e konkurseve të Javës së Anglishtes kanë përfshirë të gjitha paralelet e shkollës që nga klasa e parë deri te klasa e nëntë. Kjo javë, më e shumëpritura prej nxënësve, ofron jo vetëm konkurse, por edhe argëtime e lojëra, të cilat kanë për qëllim të nxjerrin në pah përvetësimin nga ana e nxënësve të […]

Kampionati i futbollit për klasat e treta

Në mes të muajit mars filloi kampionati i futbollit për klasat e treta dhe sot ai e përmbylli me sukses fazën e tij finale. Në këtë kampionat u përfshinë të gjitha klasat e këtij paraleli dhe te të tëra ra në sy përgatitja serioze si dhe dëshira për fitore. Klasat që treguan nivel më të lartë […]

Një vizitë në qytetin e Beratit

Të njohësh vendin tënd është detyrë dhe kur kjo arrihet nëpërmjet udhëtimeve, padyshim që është edhe argëtuese e frytdhënëse. Për këtë arsye, klasa 9H zgjodhi të udhëtonte drejt qytetit historik të Beratit. Jo më kot u zgjodh pikërisht Berati si destinacioni i këtij udhëtimi, për vetë faktin se çdokush që e ka vizituar këtë qytet, […]

Kampionati i futbollit për klasat e shtata

Midis nxënësve të klasave të shtata u zhvillua kampionati i futbollit, i cili nisi në mes të janarit dhe përfundoi vetëm pak ditë më parë. Ndërmjet të gjitha klasave u zhvillua një përballje shumë e fortë. Ditë pas dite, emocionet e skuadrave shtoheshin dhe ndeshjet zhvilloheshin me po të njëjtin ritëm. Duartrokitjet nga tifozët e […]

Programet festive me rastin e 8 Marsit

Jo një, por plot 3 programe festive janë organizuar nga shkolla jonë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe që në Shqipëri përmbledh brenda vetes edhe Ditën e Nënës. Klasat 7, 8, 9 ishin ato që çelën këto festime me programin e tyre të shfaqur ditën e mërkurë. Festimet vazhduan ditën e […]

Provimet e Anglishtes KET dhe PET

Pas katër ditësh, përfundoi testimi i njohurive të anglishtes për nxënësit e klasave të gjashta dhe të teta në të gjitha kolegjet turke në Shqipëri. Në tre ditët e para nxënësit u testuan në aftësinë e të folurit, ndërsa ditën e katërt në lexim, shkrim dhe dëgjim. Provimet KET dhe PET janë markë ndërkombëtare e universitetit […]