Klasat e pesta në Javën e Anglishtes

Klasat e 5-ta gjatë javës së anglishtes punuan dhe prezantuan temën “Book Report”. Nxënësit shpalosën talentin e tyre me punime të ndryshme si: projekte, postera, broshura, aktivitete të ndryshme interaktive (mini dramatizime, intervista, dizenjimin apo veshje për personazhin e preferuar). Për një atmosferë sa më gjallëruese, klasat dhe koridoret u dekoruan nga krijimet e veçanta […]
Sfida e Leximit

Përgjatë muajit Nëntor, nxënësit e klasave të dyta dhe të treta, kanë zhvilluar “Sfidën e Leximit” me synim motivimin e tyre për të lexuar libër çdo ditë. Fëmijët e angazhuar për këtë sfidë ishin të shumtë. Fituesit e kësaj sfide u vlerësuan duke marrë certifikatë dhe një libër dhuratë. Gjatë shpërndarjes së certifikatave ata patën […]
ASEF Social Science 2022

ASEF (Albanian Science and Engering Fair) SOCIAL u zhvillua për të dytin vit radhazi i ndarë nga ASEF NATURAL SCIENCES. Pjesëmarrja ishte vërtet e lartë me 1007 nxënës – konkurrentë nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Prishtina, Prizreni e Gjakova. Gjithsesj ishin 586 projekte për nënkategoritë: Gjuhët dhe komunikimi Histori dhe Gjeografi Qytetari dhe Ekonomi Filozofi, Sociologji […]
Data 25 nëntor u kthye në ditë feste për të gjithë nxënësit e klasave të katërta e të pesta të shkollës sonë.

Fillimisht, brenda klasave, u zhvillua në iPad, Konkursi i Historisë së Shqipërisë, ku nxënësit konkurruan me njëri-tjetrin në dhënien e përgjigjeve të sakta e të shpejta mbi historinë e flamurit, pavarësinë dhe çlirimin e vendit.Më pas, aktiviteti vazhdoi në oborrin e shkollës, ku së pari, nxënësit, të ndarë sipas klasave, ekspozuan ushqimet tradicionale të krahinave […]
Dita Evropiane e Gjuhëve në Kolegjin “Turgut Ӧzal”

“Unë jam qytetar i gjithë botës.”, ishte lajtmotivi i aktiviteteve që u zhvilluan me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve në shkollën tonë. 26 Shtatori, Dita Evropiane e Gjuhëve, është vendosur si e tillë me iniciativën e Këshillit të Evropës në Strazburg prej vitit 2001. Zbukurimi i ambienteve të shkollës me punët dhe projektet e […]
Kesler Mziu përfaqëson denjësisht në Finalen e Kangaroo Global Linguistic (KGL)

Kesler Mziu, nxënës i shkollës sonë në klasën e 5-të, kryesoi listën e nxënësve të përzgjedhur për konkursin e Kangaroo, finalja e të cilit është zhvilluar ditën e shtunë në Greqi. Ky konkurs ndërkombëtar zhvillohet një herë në vit dhe është i hapur për të gjithë nxënësit nga klasa e 3-të deri në klasën e […]
Njoftim për vitin e ri shkollor

Njoftojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe komunitetin shkollor se vogëlushët e kopshtit dhe parashkollorit e fillojnë mësimin ditën e hënë, datë 4 shtator 2017. Nxënësit e klasave të para e nisin mësimin ditën e mërkurë, datë 6 shtator 2017. Të gjithë nxënësit e tjerë e fillojnë shkollën ditën e hënë, datë 11 shtator 2017. Ju […]
Dëftesë lirimi

Njoftohen nxënësit e klasave të nënta se duke nisur prej datës 31.07.2017 mund të paraqiten në shkollë për të tërhequr dëftesat e lirimit nga ora 10:00-13:00.