Dita e parë e shkollës është një çast emocionues për nxënësit, prindërit dhe mësuesit.
Nxënësit, të lumtur dhe plot kureshtje për fillimin e një kapitulli të ri në arsimimin e tyre, takuan mes emocionesh shokët, mësuesit, por u njohën dhe me miq të rinj.
Ky vit i ri shkollor duket se ka gjetur edhe prindërit të angazhuar për të nisur me entuziazëm një hap të ri drejt edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve të tyre.
Mësuesit janë kujdesur të krijojnë një mjedis të këndshëm dhe inkurajues që nxënësit të ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar.
Ne urojmë për të gjithë një vit shkollor të mbushur me sukses dhe arritje!