“Unë jam qytetar i gjithë botës.”, ishte lajtmotivi i aktiviteteve që u zhvilluan me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve në shkollën tonë.
26 Shtatori, Dita Evropiane e Gjuhëve, është vendosur si e tillë me iniciativën e Këshillit të Evropës në Strazburg prej vitit 2001.
Zbukurimi i ambienteve të shkollës me punët dhe projektet e bëra nga nxënësit e klasave të 6-ta, të 7-ta, të 8-ta dhe të 9-ta, poezitë, këngët dhe esetë e interpretuara dhe shkruara nga nxënësit tanë në gjuhë të ndryshme evropiane, synojnë njohjen më të gjerë si në aspektin gjuhësor dhe kulturor të shteteve të ndryshme të Evropës.
Projektet e punuara me dëshirë dhe përkushtim, kishin gjithashtu në përmbajtje të tyre dhe simbole të kombësive të ndryshme.
Këto aktivitete u përmbyllën duke dalluar projektet, interpretimet dhe esetë më të mira.
Punoi: Suada Xholi
Udhëhoqi: Esmeralda Dibra