Më datë 8 tetor me nxënësit e klasës së shtatë A dhe H u organizua një ekskursion dy ditor në Llogara. Nxënësit u shoqëruan nga anëtarë të stafit pedagogjik të shkollës.

Nisja u bë nga ambientet e kolegjit. Gjatë udhëtimit nxënësit bënë një ndalesë të shkurtër në qytetin e Fierit dhe më pas një ndalesë të dytë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku shijuan ushqimin dhe pamjen e mrekullueshme të bregut të detit.

Akomodimi i nxënësve u bë në hotel “Llogara”. Gjatë ditës nxënësit zhvilluan aktivitete të ndryshme mjaft argëtuese duke përfshirë këtu ngjitjen në mal, frekuentimin e pishinës së hotelit, ndeshje futbolli, lojra ping-pongu, etj.

Ditën tjetër nxënësit u përgatitën për kthimin në shtëpi. Gjatë rrugës së kthimit ata biseduan mes tyre rreth ditës së kaluar dhe përshtypjet e marra nga ky ekskursion. Nuk munguan as shakatë që shoqërojnë gjithnjë udhëtime të tilla, të cilat do të vijojnë për t’i bërë më të këndshme fundjavat në shoqërinë e njëri-tjetrit.

 

Shkroi nxënësja: Enisa Dalipi 8E

Mësuesja drejtuese: Imelda Prence

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *