Në kuadër të “Javës së Inovacionit 2016”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito ishin të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit “Ora e Kodimit”, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, publike. Ky aktivitet u hap me një falenderim të veçantë për kolegjin “Turgut Özal” dhe konkursin e përvitshëm shkencor që organizon shkolla jonë, ASEF.  Më pas, dy nxënëset e klasave të gjashta të shkollës sonë, Rei Korkuti dhe Xhoia Mekollari, prezantuan shkurtimisht projektet me të cilat fituan medaljet e arta në ASEF 2016. Nxënësja e klasës 6E, Rei Korkuti, i njohu të pranishmit me projektin e saj “How to build a crystal radio”, ndërsa nxënësja e klasës 6B, Xhoia Mekollari, i njohu ata me projektin “Which part of town has the most pollution as airborne particles”, të cilin ajo e ka përgatitur në bashkëpunim me nxënësin Albri Kasmi. Të dyja prezantimet u duartrokitën nga të gjithë të pranishmit dhe nxënëset tona u përshëndetën ngrohtësisht si nga Ministrja e Arsimit, ashtu edhe nga Drejtoresha e DAR Tiranë, Arjola Byzyka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *