Shkolla verore nisi edhe për këtë vit shoqëruar me thirrjet e gëzuara të fëmijëve dhe fytyrat e tyre të qeshura. Shiu që ra nëpër qytet dukej sikur ua shtoi freskinë dhe gjallërinë vogëlushëve. Të rikthyer në ambientet e shkollës, por këtë herë pa çanta dhe detyra, ata i shfrytëzuan të gjitha ambientet e kompleksit, gjithmonë nën udhëheqjen dhe vëzhgimin e mësuesve përgjegjës. Fëmijët u argëtuan me ushtrime aerobike dhe kërcime, me vizatime e ngjyrosje, me lojëra të ndryshme te fushat sportive, duke luajtur në vegla të ndryshme muzikore si dhe duke komunikuar në gjuhën angleze me mësuesit e huaj ardhur enkas për këto ditë.

Pasi përfunduan mësimin me anë të argëtimit, radhën e kishte shëtitja në natyrë dhe të gjithë së bashku, nxënës e mësues, i kaluan orët e pasdrekës në kalanë e Prezës.

Tashmë fëmijët mezi presin se çfarë surprizash do t’u ofrojë dita e nesërme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *