Culture Corner, Ngjyra nga e gjithë bota
Java e gjuhës angleze ka sjellë këtë vit një emocion të veçantë në shkollën “Turgut Ӧzal”. Organizimi i një cepi kulturor i ktheu klasat e katërta dhe të pesta në shtete të ndryshëm ndërsa nxënësit e këtyre klasave në shtetas të tyre.
Sendet tradicionale, pamjet nga këto shtete të ndryshëm si dhe veshjet që mbanin nxënësit sollën një shumëllojshmëri ngjyrash dhe një atmosferë multikulturore.
Gjatë ditës pati edhe të ftuar nga India dhe Afrika. Në bashkëbisedimet e tyre me nxënësit ata treguan për jetën e tyre në këto vende si dhe vlerësuan punën e bërë nga nxënësit për përfaqësimin e kulturave të ndryshme nëpër klasa.
Gjatë ekspozimit të punëve të nxënësve iu vu theks i veçantë ndjenjave të atdhedashurisë dhe respektit dhe tolerancës ndaj kulturave dhe traditave të të gjithë vendeve nëpër botë.
Programi vazhdoi me ekspozitën e ushqimeve dhe veshjeve si dhe me kërcime tradicionale të vendeve të ndryshëm nën ritmin e instrumenteve tradicionalë.
[mls_gallery id=”1745″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]