U zhvillua mes emocionesh në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal” Tiranë, faza finale e Konkursit të Këngës, Interpretimit, Krijimit dhe Pikturës. Finalistët e dalë nga konkurset e secilit lloj, të zhvilluara në Kolegjet “Turgut Ozal” Tiranë, “Turgut Ozal” Durrës, “Hasan Riza Pasha” Shkodër, Kolegjet Mehmet Akif vajza, MEhmet Akif Djem dhe MIST, u përballën në një garë të fortë mes njëri-tjetrit. Emocionet dhe ankthi për një përfaqësim sa më të mirë për veten, por edhe për shkollën ku studiojnë, ndiheshin te ҫdo konkurent.
Po aq të emocionuar ishin dhe prindërit, të cilët shoqëronin fëmijët e tyre në këtë aktivitet.
Konkursi i Këngës u zhvillua në sallën e madhe të koncerteve dhe u hap me një performancë mjaft të bukur të KËNGËS SË SHKOLLËS, interpretuar nga solistet tona. Interpretimi live i këngëtarëve të vegjël solli shumë emocion te anëtarët e jurisë, të cilët u ndjenë si në një koncert profesionistësh të vërtetë.
Juria ishte e përbërë nga emra mjaft të dashur dhe të njohur të artit dhe të skenës shqiptare.
Në jurinë e Këngës ishin:
- Venera Lumani
- Lindi Islami
- Renis Gjoka
Po i njëjti emocion, ndihej edhe në sallën e vogël, në të cilën zhvillohej Konkursi i Interpretimit.
Në jurinë e Interpretimit ishin po ashtu emra mjaft të njohur të skenës shqiptare, si:
- Rozi Kostani
- Alfred Trebicka
- Violeta Trebicka
Më e qetë ishte atmosfera në sallat ku zhvillohej Konkursi i Kompozicionit dhe ai i Pikturës. Talentet e vegjël të këtyre fushave e kishin lënë të lirë imagjinatën për ta surprizuar më vonë jurinë me punimet e tyre.
Jemi në pritje të fituesve.
[mls_gallery id=”3416″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]