Klubi i Robotikës, i themeluar rishtas, ka zhvilluar një program tre ditor me 18 nxënës nga klasa 6-10.
Programi u zhvillua në 6 seanca nga 90 minuta secila në ambientet e gjimnazit “Turgut Özal ” në Tiranë, nga 4 nxënës të ardhur nga Amerika.
Ditën e parë nxënësit u njohën me përbërjen e kursit dhe metodat e programimit të robotikës si dhe me konkurset që mund të marrin pjesë, të cilat janë:
– FLL: First Lego League (klasat 3-8)
– FTC: FIRST Tech Challenge (klasat 7 – 12)
– FRC: First Robotics Competition (klasat 9 – 12)
Grupet përbëhen nga 10 nxënës. Ҫdo grup ndahet në 4 nëngrupe dhe secili nga këto grupe ka dizenjim, montazh, programim dhe kontroll.
Ditën e dytë u zhvillua tema e dizenjimit të robotikës dhe teknikat e montazhit. Gjithashtu për kontrollimin e robotëve u prezantua te nxënësit “Studio Android”, e cila kodohet me gjuhën e programit Java.
Ditën e tretë nxënësit u prezantuan me programim Java dhe metoda të ndryshme dizajni. Nxënësit, të ndarë në grupe sipas preferencave, morën informacion më të detajuar në lidhje me programimin.
Një aktivitet shumë i rëndësishëm që i pret këta nxënës do të jetë pjesëmarrja e tyre në një Konkurs Ndërkombëtar, regjistrimet e të cilit fillojnë në muajin maj 2016.
Në muajin shtator 2016, janë kualifikimet e para sipas shteteve dhe zonave dhe kjo fazë quhet Kampionati i Zonës.
Në muajt shkurt–prill, 2017, zhvillohet Kampionati i Kontinenteve dhe po atë vit në prill, Faza Finale e Kampionatit.
Erjon Saliasi
Mësues